Sunday, December 11, 2016

Turqia i dhuron 3 mln USD ndihma ushtrisë dhe policisë



Link

TIRANË - Turqia dhuron 3 milion USD në mjete motorrike dhe pajisje të tjera për ushtrinë dhe policinë.

Në ceremoninë e dorëzimit të tyre në Komandën e Forcave Tokësore, në Zall-Herr ishin: ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, zv. ministrja e Brendshme, Elona Gjerbrea, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA-së, gjeneralmajor Jeronim Bazo, ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë, Hydayet Bayraktar, atasheu ushtarak i Republikës së Turqisë, kolonel Nizametin Dogar, gjeneralë, dhe drejtorë drejtorishë nga Ministria e Mbrojtjes

Ministrja Kodheli vlerësoi ndihmën e vazhdueshme turke për ushtrinë shqiptare duke shtuar se kjo vjen si mundësi më e madhe për t’i shëbyer më mirë funksioneve tona kushtetuese, funksioneve tona në rrespekt dhe detyrim të sigurisë dhe mbrojtjes tonë, rajonit apo dhe më shumë se kaq.

No comments: