Wednesday, January 4, 2017

Irinej: Kosova është dhe do të mbetet Jerusalem i Serbisë

PATRIJARH IRINEJ POCEO TRODNEVNU POSETU HRVATSKOJ

Beograd, 3 janar 2017 – Kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Patriarku Irinej, ka përsëritur qëndrimin tashmë të njohur provokues se Kosova është tokë e shenjtë e serbëve.

Patriarku Irinej, siç bën në prag të të gjitha festave fetare e kombëtare serbe, duke uruar bashkëkombësit serbë në prag të festës së Krishlindjes ortodokse, ka thënë se Kosova është “Golgota dhe Jerusalemi i Serbisë”.

“Derisa të ketë serbë, do të jetë edhe Kosova, për arsye se Kosova do të jetë dhe do të mbetet vendi ynë, sepse aty janë Golgota dhe Jerusalemi ynë”, ka thënë Patriarku Irinej, në urimin për festën e Krishtlindjes ortodokse që kremtohet më 7 janar.

“Ne, lutemi sidomos për Kosovën e kryqëzuar, për djepin tonë shpirtëror e kombëtar, të cilin Njegoshi i madh e ka quajtur ‘gjykatë të madhe’”, citon FoNet kumtesën e Kishës Ortodokse Serbe.
Patriarku Irinej ka theksuar se populli serb është popull i Krishtlindjes, pjesë e popullit të Zotit dhe komb i krishterë, transmeton Koha.net.

No comments: