Tuesday, November 15, 2016

Analiza/ Ku rrezikohet Shqipëria nga fitorja e Trump?


Dështimi i reformës në drejtësi, ripërcaktimi i rolit të Shipërisë në NATO dhe risku i një stopimi të Kosovës mund të jenë risqet e presidencës së re

Pa u bërë ende një javë nga fitorja e Donald Trump në Shqipëri debate është fokusuar më shumë rreth kritikave të kryerministrit Rama ndaj kandidatit republican dhe ndryshimin të tij të qëndrimit pas zgjedhjes së tij president.
Por, përpos debatit provincial në anët tona nëse fitojnë demokratët apo socialistët nga zgjedhja e miliarderit në krye të superfuqisë së vetme botërore, fillimi i mandatit të Trump si presidenti i 45 i ShBA mund të hapër një sërë problemesh edhe për Shqipërinë.

Rreziku i parrullës “Amerika e para” është rreziku i parë për Shqipërinë. Gjatë gjithë fushatës së tij Trupm ka përdorur parrullën: “America first” që do të thotë se administrate e re në plan të parë do të ketë interesat e Amerikës dhe jo ato ato të “vlerave” që fuqia më e madhe e perëndimit ka mbrojtur që prej luftës së dytë botërore.

Kjo do të thotë që promovimi i demokracisë, ndërhyrjet liberale, shqetësimi për të drejtat e njeriut, mbrojtja e një rendi botëror me të mirat dhe të këqiat e tij në emër të parimeve demokratike, pra të gjitha këto bashkë do të zbehen.
E përkthyer për Shqipërinë kjo do të thotë një ndërhyrje më e vogël dhe prezencë më e padukshme e ShBA, ndja devijimeve antidemokratike të qeverive që udhëheqin në Tiranë. Kështu administrata e re dhe përfaqësuesit e saj në rrugën e Elbasanit do të jenë më pak ndikues në politikat locale. Pra sipas kësaj doctrine të re, nëse ndodh që vidhen zgjedhjet, diskriminohet opozita, shkelen të drejtat e njeriut etj, këto nuk do të quhen si më parë vlera që amerika duhet të mbrojë  dhe duhet të ndërhyjë, por si problem që nuk i përkasin interest amerikan.
Në këtë kuadër edhe suporti amerikan për të luftuar korrupsionin lokal, përmes rreformës në drejtësi rrezikon të marri një shuplakë të fortë.  Për doktrinën e Donald Trump përmirësimi i gjyqësorti shqiptar nuk përbën më një interest ë ShBA-së.

Rreziku si vend anëtar i NATO. Si vendi më i ri anëtar i Aleancës Atlantike (2008) Shqipëria iu gëzua më shumë nenit të famshëm të kësaj organizate që prezumon mbrojtjen nga aleanca që cdo vendi anëtar që sulmohet nga jashtë. Por deklaratat e Trump që e ka quajtur NATO-n të panevojshme dhe të kushtueshme e përmbysin këtë siguri. Trump e ka vënë në pikpyetje  nenin e famshëm 4 edhe me deklaratat që ka bërë për vendet e Baltikut (Letoni, lituani, Estoni) duke lënë të kuptohet se Amerika nuk ka pse prokupohet nëse ato sulmohen.

Një problem tjetër është edhe buxheti i mbrojtjes. Sipas traktatit të bashkëpjesmarrjes në aleancë sejcili nga vendet duhet ti kushtojë 2% të buxhetit të saj ushtrisë. Por edhe Shqipëria ashtu sukurse shumica e vendeve (Francë Greqi) nuk e zbatojnë këtë pikë.  Kështu nëse administrate Trump që e quan të kushtueshme pjesmarrjen në NATO i kërkon vendeve të tjera anëtare zbatimin e detyrimeve, shqiptarëve do tu kushtojë në xhepat e tyre më shumë para kontributet që do të derdhin për ushtrinë.

Rreziku izolacionismit lidhet direkt me gjendjen e shqiptarëve në rajon. Nëse gjatë fushatës, Trump vizatoi profilin e një Amerike më izolacioniste, në ndyshim nga ai intervencionist dhe internacional i presidentëve parardhës kjo përbën një problem. Po ti shtosh edhe kësaj deklaratat se ai ‘hallet” e botës do ti zgjidhë burrërish kokë më kokë me Putinin kjo e rrit shumë riskun për Kosovën. Një tërheqje amerikane nga problemet e botës që nuk janë interesa prioritare të politikës së saj të jashme , dhe lënia e një fushe veprimi të lirë për Rusinë e Putinit do të thotë më shumë fuqizim i Serbisë në arenën ndërkombëtare për njohjet e kosovës, për dialogun Shqiptaro- Serb dhe në fund të fundit për pranimin e Kosovës në OKB si prioritet madhor i përfundimit të ciklit të pamvarsisë. Po të njëjtat faktorë dobësojnë edhe fuqinë e përfaqësuesve politikë shqiptarë në Maqedoni.

Të gjitha këto janë risqe që do të bëhen reale vetëm nëse presidenca Trump i përgjngjan profilit të fushatës së kandidatit dhe nëse ajo nuk “disiplinohet” nga një senat dhe kongres të dyja me shumicë republikane që deri më tani kanë përkrahur një rrol tjetër të politikës së jashtme amerikane. (Lapsi.al)

No comments: