Wednesday, March 1, 2017

Rriten tensionet në Maqedoni, protestat pro-VMRO DPMNE vazhdojnë

Gazetarët e sulmuar gjatë protestës kundër koalicionit të ri qeveritar. Foto: BIRN

Protestat e mbajtura nga mbështetësit e VMRO DPMNE kundër një koalicioni të mundshëm mes opozitës maqedonase dhe partive shqiptare pritet të vazhdojnë, ndërsa frika se tubimet do të shkojnë drejt dhunës bëhet edhe më e qartë.

Autor: Sinisa Jakov Marusic | BIRN | Shkup
Printo

Gazetarët e sulmuar gjatë protestës kundër koalicionit të ri qeveritar. Foto: BIRN

Gazetarët e sulmuar gjatë protestës kundër koalicionit të ri qeveritar. Foto: BIRN

Mbështetësit e partisë VMRO DPMNE, dolën në rrugë për të dytën ditë të martën në protestë kundër një koalicioni të mundshëm qeveritar pas zgjedhjeve të përgjithshme të 11 dhjetorit.

Demonstruesit thonë se koalicioni i mundshëm mes Bashkimit Social Demokratik të Maqedonisë, LSDM dhe partive shqiptare do të rrezikojë interesat e maqedonasve etnikë.

Protestat – e organizuara nga Iniciativa Qytetare për një Maqedoni të Bashkuara (e sapoformuar) filluan të hënën në kryeqytet.

Mijëra vetë morën pjesë në mitingun e të martës në Shkup dhe protesta u mbajtën edhe në disa qytete të tjera të Maqedonisë, duke përfshirë Manastirit, Prilepin, Kërçovën, Kumanovën dhe Shtipin.

Protesta në Shkup pa dhunë ndaj dy gazetarëve të medias A1on – ku kameramani Vladimir Zelceski dhe gazetari Aleksandar Todevski – u sulmuan fizikisht gjatë raportimit në protestë.

“Pjesëmarrësit në protestë sulmuan gazetarët nga mbrapa, duke i gjuajtur me grushte në kokë dhe duke i goditur me shkelm. Atyre iu mor kamera, u hodh në tokë dhe protestuesit e goditën derisa e shkatërruan plotësisht,” tha kryeredaktori i A1on Predrag Petroviç.

“Mjekët u thirrën menjëherë dhe gazetërat janë në spital ku po ekzaminohen”, shtoi ai.

Fotoreporterët në skenë ia dolën të shkepin foto të të dyshuarve si agresorë teksa u larguan nga vendngjarja dhe të dy gazetarëve të shtrirë përtokë.

Organizatorët e protestave u zotuan të vazhdojnë demonstratat të mërkurën pasdite, pavarësisht frikës se ato – të mbushura me ton nacionalist – mund të karakterizohen nga përshkallëzimi i dhunës.

Protesta në Shkup, ku morën pjesë shumë anëtarë të njohur dhe mbështetës të partisë konservatore VMRO DPMNE, filloi përpara ndërtesës qeveritare.

Protestuesit valëvitën flamuj dhe pankarta ku shkruhej “Liri ose Vdekje”, pastaj marshuan përpëra selisë së VMRO DPMNE ku i bënë thirrje lidershipit të partisë t’i bashkohej atyre.

VMRO DPMNE ka mbajtur pushtetin që prej 2006 por mund ta gjejë vetën tashmë në opozitë pasi LSDM lajmëroi se kishte siguruar një shumicë parlamentare. Zoran Zaev po pret tani të marrë mandatin për formimin e një qeverie të re.

Protestuesit e akuzuan Zaev se ka tradhtuar interesat maqedonase pas pranimit të kushteve të partive etnike shqiptare, deputetët e të cilëve luajnë rol kyç në sigurimin e një shumice prej 61 deputetësh.

Kushti kryesor përfshin shtrirjen e gjuhës shqipe zyrtare në të gjithë vendin.

Presidenti maqedonas Gjorge Ivanov pritet t’i dorëzojë mandatin Zaev të mërkurën, ndërsa Departamenti Amerikan i Shtetit lëshoi një deklaratë për shtyp të martën ku i bëri thirrje liderëve maqedonas të formojnë një qeveri të re pa u vonuar.

Sinisa Jakov Marusic
RRETH AUTORIT
Sinisa Jakov Marusic

Sinisa Jakov Marusic është gazetar i BIRN në Shkup. Që nga viti 2007 ai ka mbuluar ngjarjet politike, sociale, dhe ekonomike në Maqedoni, në mënyrë të veçantë ato të lidhura me drejtësinë tranzicionale. Përpara se ti bashkohej BIRN, Marusic ka punuar si gazetar në të përditshmen Maqedonase Spic dhe në televizionin publik Maqedonas.

No comments: