Stavri Marko
SManalysis
Ballkani perendimor, gjendet mes nje krize te pashmangshme
etnike, jo per shkak te mos mbylljes se misionit te paperfunduar te Ish
Jugosllavise, nje process i veshtire dhe me konflikte te armatosur, me qindra
mjera te vrare, por se, perendimi, nuk e zgjidhi drejt, ashtu sic nuk e kishte
parashikuar, qe ne vend te Skemes B, ate te vazhdimit te krijimit te shteteve
komb, humbi kohe dhe krijoi nje situate, duke menduar se me Skemen A, Ballkani
Perendimor do te integrohej i gjithi si bllok ne NATO dhe ne BE.
Dhe padyshim, jane 5 kriza, ne 4 shtete te ish Jugosllavise,
duke mos folur per Shqiperine, qe te pakten, mund te pjellin njeherazi nje perfshirje
dhune etnike, me te njejtat permasa si me pare, duke mos harruar se pari
Bosnjen por edhe Kosoven. Por ku mund te bjere gongu, qe nga keto shtete me
potencial te larte nacionalist, mund te shpallen nen Efektin Domino, rreth 10
Republika te tjera te Pavarura separatiste, per aq kohe sa nuk ka se si te mendosh
se Kosova qe perplasje etnike mes serbeve dhe shqiptareve, mbetet me e
rezikshme se sa FYROM (Maqedonia) e cila mendohet se ka zyrtarisht nje konflikt
etnik mes shqiptareve dhe sllavo maqedonasve, por ne fakt ka dhe me tej, pasi
ai vend, ka potencial nacionalist qe ta ndaje ate shtet, ne kater pjese, duke
mos folur per Bosnie, historia e vonet e te ciles, nuk perfundon me Deiton.
Dhe shtrohet pyetja: edhe ne se krjohen Republika te vete
shpallura separatiste, ne etapen e pare sipas nje skenari te mundshem, si do te
procedohet ne fazen e dyte, ate te bashkimit me territoret Kombe Shtet? Kjo
eshte skema me e veshtire qe zyrtaret e NATO, ndjejne se dhuna, mund te jete e
pashmangshme, pasi ekuelibrat jo vetem jashte, por Brenda NATOs, jane te
rezikshme. Por megjithate, ato do te orjentohen sipas skenarit ushtarak,
megjithese asgje nuk mund te garantohet, per aq kohe sa eshte nje problem i madh,
Rusia, e cila do te mbroje ne vecanti, shtetet orthodokse. Dhe po te vazhdojme
pak me tej, perfshirja e shteteve me te fuqishme ose implikimi i tyre i drejteperdrejte
si Greqia, Bullgaria appo Turqia, eshte problem serioz i vete NATOs.
Eshte ky shkaku qe Aleanca Perendimore NATO-BE, do te
kerkojne te ushtrojne ndikimin e Moskes, ndaj aleatit te saj, ne vecanti Serbise,
e cila kjo e fundit, ka nje ndikim te madh edhe ne kabinetin e Presidentit
Amerikan Donald Trump, duke dashur te konfiguroje shtetet komb ne Ballkan, ate
qe as Greqia, as Bullgaria dhe as Turqia, nuk do ta deshironte. Por gjerat
shkojne dhe koklaviten edhe me tej. Shqiperia dhe Kroacia, i kerkojne NATOs te
rise ndikimin ne Ballkan, pasi rreziku nga Serbia behet edhe me I madh, madje
Kryeministri i Shqiperise Edi Rama, barazonte ISIS (Shqiperia dhe Kosova jane
pjelle e ISIS) me Rusine, per te cilen mori nje pergjigje te shpejte nga Moska:
“na vjen keq qe na trajtoni si ISIS, por ne Ballkan, jemi si ne shtepine tone”.
Ne kete situate te parapergatitur diplomatikisht, nuk ngelen
pas, rritja e pranise ushtarake ne rajon. Pentagoni ka derguar ne Mesdhe,
Aeroplanmbajtesen “George Bush” me grupin e saj mbeshtetes, krahas perqendrimit
te perhershem te Flotes se Gjashte, por edhe nje seri flotilje te NATOs,
kryesisht ne Detin e Zi dhe ne Egje, edhe per shkak te nje tensioni te madh mes
Greqise dhe Turqise, ndersa nga ana e saj Russia, vazhdon ritmet e saj ne
Mesdheun Lindor ne Siri. Intesitetin ushtarak ne Ballkan, e shikojme edhe ne
shtimin e forace te Nderhyrjes se Shpejte te NATO, ku ne vecanti, Baza
amerikane ne Selanik, po shtohet me ushtare amerikane dhe te NATO, e cila flet
qarte per nje intervenim te shpejte ne rast krize ballkanike, vecanerisht ne
Maqedoni, Shqiperi, Mal te Zi dhe Kosove.
Eshte e arsyeshme te mendosh se vende si Maqedonia, Kosova, Bosnia
por edhe Shqiperia, kane potencialin me te larte te destabilizimit, pasi jane
ne listen e shteteve qe kane paraqitur veshtiresi ne konceptin demokratik e te
berit shtet, pikerisht ne keto vende, te cilat jane nen influencen e NATO,
kriza etnike, mund te pershkallezohetne menyre te menjehershme, dhe po aq e
menjehershme, mund te jete reagimi ushtarak nga NATO.
No comments:
Post a Comment