Wednesday, January 18, 2017

Perandoria e Clinton-ve fillon të shkërmoqet tani që po ngrihen akuza të reja.



Jerome Corsi,

Partnerë në Krime: Skema e Clintonëve edhe Shtëpinë e Bardhë e bën monedhë për përfitime private”- shkruan Jerome Corsi…
Pasi Donald J. Trump shkatërroi makinën e tmerrshme politike të Clinton-ëve në Nëntor, siç ishte Iniciativa Globale Clinton, Fondacionin Clinton- ish strukuturë e parë politike dhe financiare- po fillon të shembet.
Sipas njoftimeve të Departamentit të Punës në New York, Fondacioni Clinton do të pezullojë 22 anëtarë të Iniciativës Globale.
Iniciativa, dukshëm po bëhet e pa mbajtshme pas dështimit të Hillary në zgjedhje, teksa qeveritë e huaja filluan të reduktojnë ose të tërheqin donacionet. Qeveria australiane, për shembull, mbushi një dekadë që po financon organizatën; dhe qeveria e Norvegjisë ka reduktuar kontributet diku më shumë se 15 milionë dollarë.
CGI do të abandonojë shpejt pasi Clintonët humbën pushtetin dhe kanë filluar akuzat ndaj fondacionit si qendër e “paguaj që të paguhesh” në rrjetin e  influencave, skemë kjo që vetëm pasuronte Hillary-n, Bill Dhe Chelsea Clinton.
Vërtet, një nga autorët që ka investiguar për disa vjet perandorinë e Clintonëve, ka shkruar artikuj dhe libra  mbi Fondacionin Clinton ku ka ekspozua korrupsion dhe ka thënë se Clintonët “po funksionojnë të frikësuar”.
Jerome Corsi, një reporter investigativ i WND dhe “New York Times” si dhe autor i  bestselling, është fokusuar mbi prova të korrupsionit financiar të fondacionit. Ai ka shkruar “Partnerë në Krime: Skema e Clintonëve edhe Shtëpinë e Bardhë e bën monedhë për përfitime private”.
“Sipërmarrja kriminale e Klintonëve po shpërthen në konvolzion, por kjo nuk do të thotë se njerëzit do të kuptojnë kaq shpejt”- tha Corsi.
“Aktualisht janë shumë prova që dëshmojnë provat se Iniciativa Globale e Klintonëve po bie, thjesht për të  shmangur investigime të mëtejshme kriminale. Por fakti që po i mbyllin të gjitha, tregon se ndjehen të frikësuar”.
Korrupsioni i Fondacionit Clinton gjithashtu ishte zbuluar gjatë fushatës së zgjedhjeve presidenciale nga reporteri investigativ Peter Schweizer, autor “Clinton Cash,” i cili ekspozoi skemën “paguaj të të paguaj”.
Edward Klein në librin “Guilty As Sin” (Fajtor sa mëkati” dhe “Kriza e Karakterit” i Gary Byrne, gjithashtu kanë zbuluar korrupsionin e Klintonëve.

Në librin “Clinton Cash,” Schweizer dëshmon se si Klintonët, që kërkuan se e lanë Shtëpinë e Bardhë pa asnjë dollar në xhep, kanë secili  130 milion dollarë.
Nga erdhën paratë?-shtrohet pyetja. Kjo është në kërkim.
Veritas.com.al/

No comments: