“Shpresoj që të gjithë do ta kuptojnë se këtë nuk guxojmë ta lejojmë”, ka thënë Lavrov në konferencën vjetore me gazetarë në lidhje me rezultatet e ministrisë që ai drejton gjatë vitit 2016, duke shtuar se tensioni në Ballkan po rritet në mënyrë drastike, transmeton Koha.net.
Ai ka deklaruar se “forcat e shqiptarëve të Kosovës nuk duhet të jenë prezente në veriun e Kosovës të banuar nga serbët”.
Duke folur për gjendjen në Ballkan, Lavrov ka thënë se “Bashkimi Evropian duhet ta qetësojë gjendjen atje dhe të ndikojë në zbatimin e marrëveshjeve të arritura mes Beogradit e Prishtinës”.
“Mirëpo, historia na mëson se historia nuk na mëson asgjë. Shpresoj që kësaj radhe të gjithë e kuptojnë nevojën që t’i shmangen konflikteve ushtarake”, ka shtuar Lavrov. Link
No comments:
Post a Comment