Thursday, March 16, 2017

Forcohet kufiri grek me Maqedoninë, frikë nga skenari i luftës civile




Greqia po ndjek me shqetësim të madh  krijimin e një klime destabilizimi në Maqedoni për shkak të polarizimit dhe ngërçit politik ku është futur vendi. Sipas vlerësimeve të Athinës kjo situatë çon matematikisht në luftë civile.Gazeta “Ethnos” shkruan  se nisur nga kjo situatë e krijuar në kufirin veriperëndimor të vendit, Ministria e Jashtme, ajo e Mbrojtjes dhe Ministria e Brendshme u urdhëruan të marrin masat e nevojshme  parandaluese për të forcuar kufirin midis Follorinës dhe Kosturit.

Në mënyrë të veçantë Brigada Airborne, e cila disa muaj më parë kreu stërvitje në këtë zonë është njoftuar të jetë në gatishmëri në mënyrë që brenda 2 orësh të zhvendoset me trupat speciale, ndërsa për 6 orë të   çojë në kufi mjetet e blinduara. Shërbimet Qëndrore të informimit dhe zyrat lokale e rajonale janë këshilluar të përqëndrojnë vëmendjen për atë që po ndodh në zonë në mënyrë që vendi të jetë në çdo  kohë i gatshëm për të trajtuar situatat ekstreme që mund të krijohen në kufirin verior. Për këtë qëllim ditët në vijim do të kërkohet mundësia e bashkëpunimit të mëtejshëm me të gjitha shërbimet sekrete të vendeve aleate.

Gazeta greke shkruan se Shtetet e Bashkuara kanë rritur vëmendjen ndaj Ballkanit Perëndimor dhe nuk do të duan të shohin një vend tjetër të destabilizohet. Sipas saj, përfshirja e Rumanisë në planet amerikane me instalimin e mburojës raketore Aegis dhe anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, nuk zbeh problemet që gjenerohen  nga pozicionimi i Serbisë midis Rusisë dhe Perëndimit dhe ribashkimi i Bullgarisë me Rusinë.

Rerspublica.al

No comments: