Kështu ka thënë Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, në fjalimin vjetor.
“Ende dëgjoj se si liderë të caktuar të partive publikisht licitojnë me karakterin unitar të shtetit, me njëfarë kantonizimi dhe federalizimi, me emrin e shtetit dhe identitetit të qytetarëve. Ata licitojnë me interesat shtetërore. Do t’i përkujtoj se Maqedonia në vitin 1991 u konstituua si shtet nacional i popullit maqedonas, në të cilin sigurohet barazi e plotë qytetare dhe bashkëjetesë e përhershme e popullit maqedonas me shqiptarët, turqit, vllehët, romët dhe nacionalitetet tjera që jetojnë në Republikën e Maqedonisë”, ka theksuar Ivanov.
Ai e ka cilësuar të palejueshme që liderët e partive parlamentare t’i vendosin në tryezë e negociatave për krijimin e koalicionit qeverisës “interesat shtetërore të Republikës së Maqedonisë”.
“Në emër të qytetarëve maqedonas, i paralajmëroj të kenë kujdes çka bëjnë. Në emër të qytetarëve maqedonas, i porosis të mos mendojnë që në kombinatorikat e tyre paszgjedhore mund të bisedojnë apo të negociojnë në dëm të interesave shtetërore të Maqedonisë dhe të interesave nacionale të popullit maqedonas, sepse për interesat shtetërore as nuk bisedohet, as nuk negociohet”, ka theksuar Ivanov. (r.m.)
No comments:
Post a Comment