Tuesday, December 27, 2016

Fatos Lubonja: Për 2017-ën shoh zhgënjim dhe kaos total




Analisiti i njohur Fatos Lubonja, në një televizion informativ nuk ka nguruar të komentojë lidhur me zhvillimet politike dhe parashikimin e tyre për vitin 2017-të. Konkretisht Lubonja e parashikon 2017-ën një vit të zymtë, një zhgënjiml dhe kaos total.

“Unë nuk besoj se ka gjasa që 2017-ta të jetë më e mirë. Unë shoh një situatë të errët, është konsumuar tani ideja me Ramën mbaroi edhe prova. E kam thënë edhe më parë që duhej të vinte Edi Rama, që shqiptarët të kuptojnë që edhe këta janë një dështim. Shoh një zhgënjim total i cili mund të shndërrohet më pas në një kaos total.

Synimi i Edi Ramës ka qenë kapja e drejtësisë.  Marrëdhënia PS-LSI ishte lufta e bandave për të eleminuar bandën më të vogël, banda e vogël nuk është aq e dobët dhe rezistoi, në fund fare u bënë kompromiset mafioze për të ndarë llokmat sipas interesit por nuk ka besim reciprok ka vetëm dyshim dhe luftë reciproke’’- tha Lubonja.

No comments: