Monday, March 20, 2017

Lufta per territoret!




Stavri Marko
SManalysis

Ballkani, i eshte kthyer Luftes se Pare Boterore, rreth 100 e ca vite me pare. Ne ate lufte, kishte dy pale populate principale, myslymanet e mbetur nga Perandoria Otomane, filo turqit shqiptaret dhe boshnjaket, dhe te krishteret, sllavet dhe greket, ose filo orthodokset.

Ne perandorine osmane territory qe sot eshte Shqiperia, ne 1908, francezet, organizuan nje regjistrim popullsie, e cila u pranua nga Porta e Larte, dhe vecanerisht ne Provincen e Epirit, dolen dy nocione shteformuese: Filo turqit, ose shqiptaret myslymane dhe te krishteret, orthodokset, epiriotet filo greke.

Kerkesat e Epiroteve, nuk u moren parasysh nga Vendimet e londres ne 1913 qe krijuan Shqiperi me kushte, pavaresisht se ata luftonin te deboning turqit nga teritori i tyre i meparshem, (ndonjehere ne emer te garnizoneve turke, benin rezistence edhe shqiptaret muamedane), megjithate, ndodhi per here te pare, pasi ata organizuan kryengritje te armatosur ndaj, dhe fituan Autonomine te firmosur nga 5 shtete te fuqise se kohes.

Me kalimin e kohes dhe vecanerisht me mbylljen e prakticizmit te feve ne Shqiperi, ne vitin komunist 1967, u krijua idea se Shqiptaret ishin Nje, te pafe, me nje pakice te pakonsiderueshme etnish, ndryshe sec ishte ne praktike ose nga referencat nderkombetare. Edhe pse ne vitin 2011 u krye Regjistrimi i Popullsise, ai nuk u pranua nga fqinjet e krishtere te Shqiperise, pra mbeti Nul. Por, ne se vitet ikin, sistemet ndryshojne, politikat gjithashtu, nuk ndryshon vetedija etno fetare.

Pas nje shekulli e kusur, ndodhemi serish ne te njejtat parametra, nje Shqiperi me sovranitet te kufizuar deri ne Palce, ndaj fuqive te Aleances Perendimore, por e rrezikshme ne menazhimin e pasurive, ndaj grekeve epiriote. Territori Jonian i Shqiperise Jugore, i epirioteve (himarioteve), po kontrollohet nga Tirana, e cila ka ndryshuar Kushtetuten dhe ligjet ne fuqi, per te grabitur prona dhe per te bere investime nga oligarke dhe mafioze. Makina mafioze e Tiranes, nuk kursen Gjykatat dhe prokurorine, Tatimet dhe Policine e Shtetit, Kthimin e Pronave dhe ligjet per zhvillim, qe tu mare token grekeve epiriote, pasurite e te cileve, vetem per efekte turistike, jane disa qindra miliarda euro.

Kulmi arriti dje, kur Komisioneri europian Hahn, i eshte pergjigjur Z/V Presidentit te Parlamentit Europian, Papadhimoulis, se “Pronat e Grekeve ne Shqiperi, nuk jane te garantuara, edhe pse nga Tirana, pritej nje kuadrer ligjor per te garantuar lirite dhe te drejtat e komuniteteve etnike”.

Si duket zanati i vjeter, i hajduterise se “pasurise qe nuk te takon”, ka prekur edhe serbet ne Kosove, Qeveria e Beogradit, pretendon se ne territortin e Kosoves, pamvaresisht popullaten shqiptare me shumice, pronat e serbeve dhe te kishes orthodokse, vleresohen ne 200 milliard euro, per te cilen, kjo fature, u publikua per here te pare, keto dite, pas mosmarveshjeve mes Beogradit dhe Prishtines.    
Ne konfliktin me Beogradin, Prishtines i duhet te perballet edhe me nje akuze te shtuar, pronat dhe territorin. 

Ne te njejten vale, Mari Le Pen, kantidatja per president e Frances, ka deklaruar se Kosova eshte toke e shenjte serbe dhe per kete, ne se do te behem president, “do ti kthej pas Kosoven Serbise”. Mari Le Pen, eshte diska me prane deklaratave te Trump per te ndihmuar Serbine, per te rimare territoret.

Edhe ne FYROM, Bosnje, Mal i Zi ku ish Jugosllavia, u shperbe Brenda nje nate, si pasoje e Efektit Domino,  beteja per Territoret, ka ngritur krye. Shqiptaret, serbet, sllavo maqedonasit por edhe Mointenegrinet, apo kroatet, jane ne te njejtat llogore, per “Territoret”.

Lufta per te rimare “territoret e humbura” te cilat ne logjiken ekonomike perbejne esencen me te kushtueshme te konflikteve gjeopolitike, eshte ringjallur. Ndaj ketyre territoreve, levizin aksione gjeopolitike dhe energjitike, aleanca millitare, luhen diplomacy te fuqishme, luhen garancite per lirite dhe te drejtat humane apo minoritetet, luhen kartat e Autonomise, apo Pavaresise, luhet gjenocidi apo terrori, me pak fjale, lufta eshte ne prag dhe sic e tregon dialektika humane, territorret rrembehen dhe mbrohen vetem me lufte.


No comments: