Stavri Marko
SManalysis
Pse tani?
Edi Rama ka rene qysh me 9 Nentor vitin e kaluar kur Trump,
theu tabune amerikane, por nuk e thone. E thone tani. E thone tani, pasi u
ngrit cadra e gjate, para zyres se tij ne Mahnatanin e Albanistanit me 4 muaj
vonese. Qysh atehere, Edi Rama & Company, u mbajt me Dyshmanin e Akropolit,
sa nga njera ane, tek Ali Pashai nga ana tjeter, u mbajt nga dhembet e
shtrenguara ndaj Greqise, tek “1 cm toke” ndaj Serbise.
U mbajt kur conte lope dhe televizore tek fshatrat e zena
nga debora, kur ata kerkonin qeverine te ishte prane. U mbjat kur bombat e Marinzes,
shkateruan shtepi te fshatareve te Patosit, dhe ai sfidoi grevat e urise. U
mbajt se fillonte te vinte ne pune Lamen, per te shperndare certifikata “falas”
per legalizim. U mbajt se tregonte patriotizem mes studenteve te Kosoves. U
mbajt se fluturoi per ne Azi. U mbajt por se treguan. E kane fshehur.
Edi Rama u mbajt se tenderat e gjysmes qeverisese nuk kane
shteruar ende. Ai u mbajt edhe ca kohe se gjysma tjeter, nuk ishte e gatshme te
linte pushtetin. Ai u mbajt se “nuk ka kush ta mbaje vendin ne binare, vec atij
dhe gjysmes tjeter”.
Qeveria e Rilindjes u mbajt sepse kerkonte te privatizonte
edhe Fondin 1 miliard te koncesioneve, Privat – Publik, u mbajt se nuk kane
perfunduar investimet turistike te oligarkeve te vete ne Himare. Ai u mbajt
deri ne kete pike, se perprasa se te shkonin ne zgjedhje, duhet te rrembenin
gjitshka kishte mbetur nga Albanistani. Kjo qeveri, u mbajt se duhet te
beheshin ca para perpara se te shkonin ne zgjedhje.
“Rilindja” u mbajt deri ne kete pike, se rendi boteror oligark
Soros – Klinton, po mer te tatepjeten edhe ne Europe. U mbajt sepse ky system,
do kohe te shperbehet ne zemer te Brukselit. Rilindja u mbajt sepse po
ndryshon europa dhe vlerat e saj. Rilindjes
i vjen agonia sepse Merkel e sheh gjithmone dhe me larg, ndersa shpetimtarin e
kerkon ne anadoll.
Edi Rama u mbajt deri ne kete pike, sepse Vetting, nuk duhet
bere. Vettingu u mbajt deri ne kete pike, sepse Edi Rama, ska me force ta
mbroje. Vetingu ndryshoi Kushtetuten dhe tani Kushtetuta nuk e ndryshon me ate.
Vetting ka stopuar. Por ai ka rene. Ai ka rene sado te shikoje nga afer ate
lloj Vetting te bere si model edhe ne Kosove. Te dyja ngjajne, andej perendimi
investoj capital politik, ushtarak dhe financiar, investoi shkaterim kishash
dhe radikalizim islamik, ne vend te shtetit te se drejtes multi cultural.
Rilindja ka rene, por Albanistani eshte ne agoni. Sben dot
zgjedhje te lira dhe te ndershme. Ka rene spese jane aktivizuar hijenat ne cdo
Parti, oligarket gjithashtu, Vendi shkon perpara, me te njejten skeme, me
burgaxhinj dhe trafikante. Parlamenti nuk ndryshon dot, te njejtet ne qeveri,
te njejtet ne protesta, te njejtet ne opozite. Rilindja po bie, por asgje ska
ndryshuar nga Apokalipsi Vetting.
Edi Rama ka rene, por mocali behet dhe me i flliqur. Bandat dhe
trafikantet kriminale ne Partira, jane me te fuqishme se LU, qe te vetmen
merite, ka se mesoi shqipen si askush tjeter ne bote kaq shpejt, por nuk i njohu
“bijte e shqipes” qe jane mjeshter te intriges, por iu fut me koke Vettingut,
ndersa partneren europiane, e akuzojne per korrupsion.
Edi Rama ka rene, por Albanistani, vendi yne, ka nevoje per
Republike te Dyte. Ka nevoje per Remont Kapital. Ka nevoje per qilizem. Ky
shtet i falimentuar, ka nevoje formatim dhe jo per zgjedhje, per te larguar nje
bande dhe te vije nje bande tjeter. Ndoshta ky vend, ka nevoje per zgjerim, ka
nevoje per lufte a dicka tjeter, por ka nevoje sepse Edi Rama ka rene…
No comments:
Post a Comment