MESA DUKET KJO "DOUBLE STANDART" QE PRAKTIKON TIRANA, DO TE MBAJE ENDE LARG INTEGRIMIN E SHQIPTAREVE PER NE BE, DUKE NEKUPTUAR SE ESHTE AQ E LEHTE TU KERKOSH LLOGARI FQINJEVE PER STANDARTE MINORITETESH, SA EDHE E VESHTIRE TI PRAKTIKOSH ATO NE VENDIN TEND, DUKE I DHUNUAR LIRITE DHE TE DREJTAT E NJERIUT SI RASTI HIMARA.
Takimi Rama Ahmeti
Ali Ahmeti takon Edi Ramën: Marrëveshja e Ohrit, përparësi themelore
Më
shumë se dy orë ka zgjatur takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe
kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, partia e të
cilit arriti të fitonte 10 deputetë në zgjedhjet e 11 dhjetorit në
Maqedoni. Në takim ishte i pranishëm edhe ministri i Jashtëm, Ditmir
Bushati.
Burime pranë Kryeministrisë thanë sot se, linja e Ramës është
ajo që është bërë publike. Sipas shefit të qeverisë shqiptare, faktori
shqiptar duhet të flasë me një zë të vetëm, në funksion të vendosjes së
kushteve të Marrëveshjes së Ohrit në programin e cilësdo qeveri që do të
krijohet.Liritë, të drejtat dhe detyrimet e shqiptarëve, si qytetarë të barabartë të shtetit të Maqedonisë, duhet të kthehen në përparësi themelore.
Ali Ahmeti është takuar edhe me kryeparlamentarin Ilir Meta. I pyetur nga Top Channel, Ahmeti ka theksuar se është ende herët për të folur për koalicionet, por ka listuar kushtet e panegociueshme të BDI-së.
“Marrëveshja e Ohrit, anëtarësimi i vendit në NATO dhe në Bashkimin Evropian, zhvillimi ekonomik i barabartë midis komuniteteve, këto do të jenë parimet mbi të cilat ne do të zhvillojmë negociatat në të ardhmen”, tha Ali Ahmeti, i cili shtoi se është ende herët që të flitet për një koalicion të ri me Gruevskin. “Në këtë moment, me rëndësi është që vendi nuk duhet të rikthehet në krizë. Këto zgjedhje duhet të shërbejnë për t’i dhënë fund krizës dhe për të pasur një rifillim të mbarë në Republikën e Maqedonisë. Të gjithë duhet të vëmë interesin e stabilitetit dhe të mos humbasim më kohë”.
No comments:
Post a Comment