Sunday, December 11, 2016

Kosovo: FSK'ja furnizohet me 'Kobra' nga Turqia


FSK'ja furnizohet me 'Kobra' nga Turqia GazetaExpress E diel, 11 Dhjetor 2016 19:31Gjashtë autoblinda, të prodhuara nga OTOCAR i Turqisë, do të bëhen pjesë e makinerisë ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës, këtë fund vit.
Autoblindat e quajtura “Kobra” do të zbarkojnë më 15 dhjetor në Kosovë, raporton KTV.
3 milionë e 795 mijë euro është shuma që do t’i kushtojnë forcës këto autoblinda, prokurimi i të cilave është kryer në mesin e këtij muaji, derisa çmimi individual i saj është 632 mijë euro.
Shuma e kontratës, të cilën e ka lidhur FSK-ja me operatorin e vetëm ekonomik, Poligonin e Shenjëtarisë “Katana” është 3 milionë e 900 mijë euro.
Sipas Shalës, këto janë mjetet financiare të planifikuara për këtë kategori.
Kompania “Katana”, e cila ka fituar këtë kontratë për të blerë autoblindat e FSK-së, do të blejë edhe 3 automjete të tjera taktike 4x4 të blinduara në vlerën prej 1.1 milion euro dhe të cilat, po ashtu, do të duhet t’i dorëzohen Forcës më 15 të këtij muaji.
Kontrata mes poligonit të qitjes “Katana” dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës është lidhur me procedura të negociuara e pa publikim të njoftimit për kontratë.
Kjo mënyrë e lidhjes së kontratave lejohet nga mesi i këtij viti falë ndryshimeve që i janë bërë Ligjit të Prokurimit Publik.
Poligoni i shenjëtarisë “Katana” ka qenë pronë e kreut të Obiliqit, Xhafer Gashi, por pas kalimit të tij në politikë, ajo ka kaluar në pronësinë e gruas së tij Afërdita Gërguri Gashi, dhe Arbërie Gashit, Fahri Gashit dhe Agron Jusufit.
Bazuar në projektligjin e Buxhetit të Kosovës për 2017, FSK-ja ka në dispozicion për këtë kategori 3 milionë e 850 mijë euro.
Më 2018, sipas vlerësimit të Qeverisë, ajo do të rritet në 4.5 milionë, më 2019 3.6 milionë euro, e në total për këto 3 vjet janë 12 milionë vetëm për mjete ushtarake.

No comments: