Kryeministri Edi Rama tha se
me fqinjët i karakterizon dialogu dhe se qeveria ka punuar për zero
probleme me fqinjët. Gjatë pritjes që i bëri ambasadorëve me rastin e
festave, Rama tha se ajo çka na bashkon me fqinjët është më e madhe sesa
ajo që na ndan.
“Ne kemi ndjekur një politike të
jashtme dhe dinamike që mbron interesin kombëtare, në përputhje me
përgjegjësitë tona, por në çdo moment në frymën europianiste që
karakterizon forcat tona politike si përfaqësim i një populli që në këtë
rajon ka qenë i angazhuar dhe mbështetës për stabilitetin bazuar mbi
vlerat dhe parimet e Europës ku duam të bëjmë pjesë me të drejta të
plota”, tha Rama.
Për kreun e Qeverisë, marrëdhëniet e
mira me vendet fqinje nuk do të thotë domosdoshmërisht të bësh “veshin e
shurdhër”, dhe të mos ndash me ta shqetësimet e së kaluarës apo së
tashmes.
E me këtë, kryeministri Rama iu referua debateve të hapura më së fundmi mes Shqipërisë dhe Greqisë sa i takon çështjes çame.“Kemi punuar dhe do punojmë, që marrëdhëniet tona me të gjithë fqinjët të karakterizohen nga dialogu i hapur, dhe mbi dëshirën e plotë që të ndërtojmë se bashku mbi gjithçka që na bashkon. Çka na bashkon në interes të popujve tonë, është më e madhe se ajo që hera-herës na ndan.
Nuk do të hezitojmë të ndajmë shqetësimet tona të së kaluarës së afërt apo të largët, po gjithnjë me dëshirën që të kemi zero probleme me fqinjët. Duam probleme zero me fqinjët, edhe kur gabimisht duket apo interpretohet sikur kemi ngritur probleme, kur ngremë çështje të së kaluarës, edhe pse duam zgjidhjen dhe zerimin e tyre. Është e rëndësishëm që atmosfera e paqes dhe ndërveprimit që ne kemi në këtë rajon, ku deri dje karakteristika kryesore ishin konfliktet, dhe hasmëritë e trashëguara, të intensifikohet në një funksion të një dakordësie sa më të madhe”, theksoi Rama.
No comments:
Post a Comment