Tuesday, December 13, 2016

Shqiptarët, pjesë e protestës kundër Donald Trump në New York City


12316507_893328334117334_7490057250654618422_n
12307428_893328624117305_8191185831200691301_o
Imam Tahir Kukaj dhe përfaqësues të Qendrës Kulturore Islamike Shqiptare në Staten Island ishin pjesë e protestës ndërfetare që u mbajt sot në New York City kundër deklaratave të përçarjes fetare nga kandidati presidencial Donald Trump.

Ata qenë pjesë e grupit të udhëheqësve myslimanë të qytetit që kryetarja e Këshillit të Bashkisë, Melissa Mark-Viverito, kishte ftuar për të marrë në protestën që u zhvillua në mënyrë simbolike në shkallët e bashkisë së qytetit.

Protesta ishte pjesë e reagimit të ashpër me të cilin është përballur Trump pas të thirrjeve të tij për të pezulluar hyrjen e myslimanëve në SHBA.

Kryetarja e Këshillit Bashkiak Melissa Mark-Viverito, i ka quajtur deklaratat e Trumpit si “raciste” dhe, “anti-emigrante “, duke thënë se ao qendrime, “nuk kanë vend në qytetin tonë, me larminë më të madh në botë”.

“Ajo që ai tha dje e skualifikon nga kandidimi për t’u bërë President”, tha sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë John Earnest, të martën.

Protestuesit thanë se këto nuk janë deklarimet para të qortueshme Trumpit. Ai ka fyer një gazetar me aftësi të kufizuara dhe ende nuk ka pranuar të tërhiqet nga pretendimet e tij se muslimanët në Jersey City gjoja kanë festuar kur u shembën Kullat Binjake më 11 Shtator 2001. Gazeta Illiria



No comments: