Wednesday, December 14, 2016

Donald Trump mund të mbyll USAID në vendet e botës, përfshirë edhe Shqipërinë


trump-usaid
Organizatat humanitare janë të shqetësuara se presidenti i zgjedhur, Donald Trump, i cili vuri në pikëpyetje vlerën e ndihmës së huaj gjatë fushatës, është gati të shkurtojë qindra miliona dollarë që qeveria amerikane jep për vendet në zhvillim –përfshirë programet për promovimin e demokracisë, planifikimit familjar, të drejtat e LGBT dhe përpjekjet për të adresuar cështjet e ndryshimeve klimatike. 
Punonjësit e ndihmës thonë se shumë nga planet mund të braktisen krejtësisht. Por e ardhmja e afro 34 miliardë dollarëve buxhet i përvitshëm i propozuar për të asistuar vendet e tjera për vitin e ardhshmëm është e mbuluar me mister, pas një fushate gjatë së cilës Trump bëri komente kontradiktore mbi rolin e programeve ndërkombëtare të ndihmës.
Dyshimet i përforcon fakti se ekipi i Trump që po merret me tranzicionin e pushtetit nuk ka kontaktuar USAID –in, Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar – organizmin ndërkombëtar që shpërndan ndihmën më të madhe të huaj. (USAID është prezent edhe në Shqipëri dhe kontribuon me ndihmë financare në fusha të ndryshme për forcimin e institucioneve dhe zhvillimin e demokracisë, pavarësisht se në disa raste janë ngritur dyshime për fondet e përdorura – shënim nga Boldnews.al).
Një zyrtar i USAD i tha Foreing Policy se agjencia e ndihmës nuk është kontaktuar nga zyra e presidentit të zgjedhur edhe pse USAID kishte ngritur një skuadër për të ndihmuar në tranzicioni e butë të pushtetit.  “Garantimi i një tranzicioni me rregull është prioritet kryesor i USAID”, tha zyrtari që foli në kushtet e anonimitetit për Foreign Policy.
Ekipi i presidentit të zgjedhur, i ngarkuar me tranzicionin, nuk iu përgjigj kërkesës për koment.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë donatorët më të mëdhenj në botë, duke përfaqësuar 24 përqind të ndihmës për zhvillim për vitin 2014. Vendimet e Uashingtonit mbi ndihmën e huaj kanë ndikuar tek qeveritë e tjera për të kontribuar në zhvillimin e projekteve në mbarë botën, të cilat synojnë reduktimin e varfërisë, promovimin e shëndetit publik, forcimin e stabilitetit dhe luftën kundër terrorizmit.
Grupet e ndihmës shpresojnë se republikanët në Kongres do të mbrojnë 37.9 miliardë dollarët që administrata Obama ka lëvruar për ndihmën e huaj – një fraksion i 4 trilirdë dollarëve të buxhetit federal. Por heshtja e kampit të Trump, i cili ende nuk ka vendosur se kë do të emërojë Sekretar të Shtetit ka nervozuar disa ekspertë të zhvillimit të cilët po presin të shohin se si presidenti i ardhshëm do ta zbatojë rektorikën e tij “Amerika e para”.
Si kandidat, Trump lëshoi mesazhe të turbullta mbi ndihmën e huaj. Ai ka thënë se në përgjithësi e mbështet idenë e ndihmës për zhvillim. Por ai gjithashtu ka sugjeruar se është koha për të zvogëluar ndihmën në favor të shpenzimeve për prioritetet në shtëpi.
Në një fjalim të qershorit 2015 kur njoftoi kandidaturën ai tha se SHBA “duhet të ndërpresë dërgimin e ndihmës për vendet e huaja që na urrejnë” dhe t’i investojë fondet “në infrastrukturën tonë, në tunele, rrugë, ura e shkolla”.
Në prill ai duket se kundështoi veten. Amerika – tha ai – do të vazhdojë përgjithmonë të luajë rolin e paqeruajtësit. “Ne do të ndihmojën gjithnjë që të shpëtojmë jetë. Ne jemi një komb human”.
Sido që të jenë qëllimet e Trump, ekspertët e grupeve të ndihmës thonë se ekipi i tij i tranzicionit të pushtetit duhet të vendosë kontakte me USAID sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që të përcaktojë axhendën dhe lidershipin për administratën e ardhshme. Gayle Smith, shefi aktual i USAID, pritet të japë dorëheqjen.
Organizatat për zhvillim që marrin fonde dhe këshillojnë qeverinë amerikane për ndihmën e huaj e kishin konsideruar të sigurt fitoren e Hillary Clinton. Por fitorja e Trump i ka tronditur dhe ka rritur frikën për një përcarje të madhe përsa i përket ndihmës dhe prioriteteve për vendet e huaja.
Marrë nga Foreign Policy

No comments: