Friday, January 27, 2017

Trump do ta lejonte ndërhyrjen e Serbisë në Kosovë?


Image result for serbs military donald trump


 
Trump do ta lejonte ndërhyrjen e Serbisë në Kosovë?

Aidan Hehir, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Westminster, në një prononcim për News24 përshkruan mundësinë e një konflikti në veri të Kosovës, dhe arsyet pse zgjedhja e Donald Trump e mundëson ndërhyrjen e Serbisë ne Kosovë.
Ai thotë se nuk është e nevojshme të jesh një gjeni për të kuptuar që ka një lidhje mes zgjedhjes së Trumpit dhe sjelljes së Serbisë gjatë këtyre ditëve pasi Serbia mendon se ka një aleat të madh si Rusia në krah dhe nga ana tjetër ekziston dyshimi se me Trump në krye SHBA nuk i kundërvihet Rusisë.
Zgjedhja e Donald Trump si President, ka krijuar shumë shqetësim në mbarë botën lidhur me paqen dhe sigurinë.
Trump ka komplimentuar disa herë Presidentin Putin, dhe duket i gatshëm ta lejojë Rusinë të bëjë ç’të dojë brenda sferës së saj të influencës. Kjo sigurisht ka implikime serioze për paqen dhe sigurinë në vende si Lituania, Ukraina apo Polonia.
Trump ka sugjeruar se ai do ta rimendojë përkushtimin e SHBA-se ndaj NATO-s. Problemi që lind është se kjo organizatë e përbashkët e sigurisë, është burim i paqes dhe sigurisë në shumë vende të Europës Lindore.
Një nga këto vende është Kosova. Që prej vitit 1999, KFOR-i ka qenë i vendosur në Kosovë dhe është me siguri e vetmja forcë që pengon ndërhyrjen e dhunshme të Serbisë.
Nëse mendojmë për lidhjen e Serbisë me Rusinë, dhe një lidhje potenciale të re midis Rusisë dhe Amerikës, atëherë duhet të themi se situata në Kosovë ka ndryshuar totalisht me zgjedhjen e Trump – tha prof.Hehir.
Nëse mendojmë për ngjarjet e dy javëve të fundit, për trenin i cili u ndal në kufi, me sloganin “Kosova është Serbi”, së bashku më retorikën mjaft agresive të Presidentit të Serbisë, i cili sugjeroi se nuk e përjashton përdorimin e forcës dhe se Kosova është Serbi, duket se Serbia po e mpreh retorikën e saj, për të gatitur terrenin për një ndërhyrje të mundshme në Kosovë – shton ai.
Serbia po kërkon një pretekst, për të dërguar trupa, ose policinë në Kosovë me justifikimin e “mbrojtjes së Serbëve”, në veri të Mitrovicës.
Nëse kjo ndodh, dhe Trump është në dilemë, nëse dëshiron të ketë një marrëdhënie të mirë me Putin apo të shpëtojë veriun e Kosovës, fatkeqësisht mundësia është që Trump të jetë gati ta konsiderojë Kosovën si një çmim që duhet të paguajë. Gazeta Dita
Problemi qëndron se nëse Serbia do të ndërhynte në veri të Kosovës, dhe KFOR-i të mos kundër përgjigjet, atëherë normalisht, komunitetit Shqiptar do të revoltohej, gjë që do të çonte në kryengritje civile në Kosovë. Mund të targetohen Serbët e Grecenicës, sepse komuniteti Shqiptar do të ndihej i braktisur.
Problemi mund të përshkallëzohej pra dhe gjithë retorika e ditëve të fundit që synon ti nxjerrë shqiptarët si nacionalistë dhe ngacmues të paqes në Ballkan ka si qëllim të fshehtë krijimin e një alibie për ndërhyrje në Kosovë – mendon profesori.

No comments: