Wednesday, January 25, 2017

SOVRANI NE DELIR





Stavri Marko
SManalysis

Cfar te kete ndodhur valle? Lame Europen, endren e shqiptareve qe prej 1992, turreshin rrugeve dhe shesheve elektorale me slloganin “Ta bejme Shqiperine si gjithe Europa” dhe papriur u kthyem ne origjine: Nuk duam Europe, duam te jemi te medhenj, mundesisht te shtrrire ne 5 shtete. Por megjithate, brenda vitit te ri 2017, po ndodh Apokalipsi. Mitet po kthehen ne Delir.

Per pak sa nuk mori flak baruti ne Ballkan, sa me Unifikimin e Partive politike ne FYROM, per ti treguar “Vendin Gruevskit”, lame pas Haradinajn heroin e UCK te arestuar nga francezet per llogari te Serbise, duke shkuar tek Treni serb i Mitrovices,  dhe po ashtu, tek “ushtaret tane trima me shqiponjen dy krenare te Vatanit imagjinar” ne ushtrine greke. Pikerisht, tani fillon gjithshka. Sovrani, eshte ne Delir, dhe greket, serbet, sllavet e Shkupit, apo ata te Malit te Zi, do tu tregohet vendi.

“Na u prish Gjiza sec thone Greket per ne” thoshte Diktatori qe sundoi vendin komunist per 45 vite, kur sulmonte “Monarko Fashistet Greke” jo nga fergjite e kufirit, por nga salla e kongresit, por pas tij kush me shume dhe kush me pak, te njejten delir, kane shfaqur, gjithe Paria e Tiranes. Sundimtari nga veriu me jete gjat pas Diktatorit, kerkonte ne 100 vjetor nga Vlora, Prevezen dhe Presheven, ta kish per vete. Pas tij, sundimtari nga Jugu, actual, shkon me tej, duke kapur “Mat” opinionin grek, per Dushmanin e Akropolit, qe ishte shqiptare.  Dhe prape, deliranti ne Sovran, u tregon grekeve, se Ali Pashai, cliroi Greqine nga turqit. Bile kane kohe qe meren gjithe diten, per te ngritur “avada” popullin trim liridashes dhe patriot.

Dhe vjen casti me actual, ushtaret shqiptare ne ushtrine greke. Kjo ja vlen te meremi sepse eshte sa publike por edhe provocative. Keta ushtare, qe do “mbrojne Greqine”, nuk mbrojne Shqiperine, sepse atje kane dashur te bejne ushtrine, dhe jo ne vendin e tyre, keta duan europen. Gojet e liga thone se ata jane dhe mbeten shqiptare, por betimin e bejne ne ushtrine greke. Kjo eshte per tu provuar. Atje sundon ligji por ai vend ka ushtri, ka histori, ka luftuar dhe ka fituar. Ai vend, gjithmone ka dale me anen fituese te histories, ndersa Sovrani ne Tirane, ka dale ne anen humbese. Humbes me Turqine, humbes me Austro Hungarine, humbes me Italine, humbes me Gjermanin dhe metej humbesin e radhes…. Prandaj humbes dhe humbes dhe nuk perben me problem. Por Sovrani, eshte ne Delir.

Ushtare kane patur muslymanet skiptare ne ushtrine Osmane, qe nga Nizamet, te cilet dolen humbes, edhe kur Ismail Qemali shpallte Pavarerine e Sovranit, ne Nentorin e Trete te 1912 (e gjeti te gatshme ne tavolinen e fuqive te medha) nuk leshonin Garnizonet dhe uniformen e turqise ende. Ne 1940,  u bashkua me ligj dhe kanun me Kurroren Mbreterore Italiane dhe ne Tetorin e trete, batalionet e shqiptareve brenda divizioneve fashiste te Musolinit, sulmuan Greqine. Por Sovrani heshti, u turperua, I ngeli njolle e zeze ne histori, batalionet me ushtare shqiptare me unforme fashiste te Duces, as per lufte nuk ishin dhe as per vatan. 

Dhe ja ku jemi. Sovrani eshte ne Delir. Kerkon lufte, territore, shkaqe, sebepe.  Kerkon te “jene krenar” ushtaret e vete ne ushtrine greke europiane, kerkojn shqiponjen brenda dhe jashte kufijve, ,,,, por pa ushtrine e vete, pa luftuar asnjehere, Sovrani, eshte delire, sepse eshte mesuar qe ta gjeje te gatshme, partine, pushtetin, pasurine, bile mundesisht edhe votuesit. Sovrani eshte ne Delire, sepse do pushtet, nuk do as Europe dhe as demokraci, as prosperitet dhe as mireqenje. Sovrani, do te sundoje, te vjedh, te tallet, te mashtroje dhe te provokoje. Sovrani ngateron Lindjen ne vend te Perendimit. Por kujdes, Sovranin e kemi ne Delire dhe i paparashikueshem.

No comments: