Friday, January 6, 2017

Pasaporta greke, në grupin e gjashtë më të fuqishmeve në botë

Image result for GREEK PASSPORT

Greqia renditet në vendin e gjashtë të Passport Index 2016, pasi mbajtësit e pasaportës greke mund të udhëtojnë pa vizë në 152 vende të botës.

Indeksi i Pasaportave (www.passportindex.org) harton një raport vjetor lidhur me fuqinë e pasaportës së çdo shteti, bazuar në numrin e vendeve ku qytetarët mund të shkojnë pa viza.

Në vend të parë të Indeksit për vitin e kaluar, renditet Gjermania, pasi qytetarët gjermanë mund të shkojnë në 157 vende, pa qenë nevoja që të pajisen me vizë.

Pasojnë Suedia dhe Singapori (156).

Në vendin e tretë ndodhen Danimarka, Finlanda, Zvicra, Franca, Spanja, Mbretëria e Bashkuar, Norvegjia dhe SHBA, me pasaportën e të cilave mund të shkosh pa vizë në 155 vende.

Pastaj: Itali, Holandë, Belgjikë, Austri, Luksemburg, Portugali, Japoni; qytetarët e gjithë këtyre shteteve mund të udhëtojnë pa vizë në 154 vende të botës.

Në vend të pestë (153): Malajzi, Irlandë, Kanada, Zelandë e Re.

Në vend të gjashtë (152): Greqi, Kore e Jugut, Australi.

Pastaj me radhë: Republika Çeke dhe Islanda -151, Hungaria -150, Malta -149, Sllovakia, Sllovenia, Lituania, Letonia dhe Polonia -148, Kroacia dhe Bullgaria -142, Rumania -141, etj., etj.



Po pasaporta shqiptare?

Edhe pse shqiptarët gëzojnë të drejtën e udhëtimit pa viza në shtetet e zonës Schengen, pasaporta biometrike lejon udhëtimin pa viza në vetëm 94 vende të botës. Nga shtetet e tjera të rajonit, serbët shkojnë në 110 vende, mbajtësit e pasaportës së FYROM në 106, turqit në 104, malazezët në 101, boshnjakët në 98 dhe kosovarët në 39 (te kosovarët luan rol edhe fakti se shtetin më të ri të botës e kanë njohur vetëm 113 nga gjithësej 193 shtetet anëtare të OKB-së).



Pasaportat më “pa vlerë”

Në vendet e fundit të listës, ndodhen pasaportat somaleze (30), siriane (29), irakianet (28), pakistanezet (26) afganet (23).

No comments: