“Kjo
qeveri nuk ka ndërmend të përsërisë gabimet e qeverive të mëparshme
greke ndaj Shqipërisë“. Ishte kjo përgjigjja që i ka dhënë ministri i
Jashtëm grek, Nikos Kotzias, dy deputetëve të djathtë, Dora Bakojanis
dhe Ioannis Kefalogiannis, të cilët e pyesnin mbi raportin e progresit
ndaj Shiqpërisë si dhe a është gati vendi unë për anëtarësim në BE.
“I siguroj pyetësorë (deputetët),
thotë Kotzias, se ndryshe nga aktivitetet e qeverive të mëparshme greke,
ku Shqipëria u bashkua me NATO-n pa asnjë kusht, kjo nuk do të ndodh
për statusin e anëtarësimit në BE, pa përmbushur të gjitha kushtet”.
Mbi të gjitha, thotë ministri i
Jashtëm grek, kushtet për mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve. Në
letrën e tij, për dy deputetët grek shefi i diplomacisë helene sqaron se
dhënia e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë jepet me vendim
unanim, e kjo gjë nuk mund të ndodhë nëse Greqia refuzon.
No comments:
Post a Comment