Vlora, nje hap perpara gremines se 1997. Kolapsi ekonomik, varferia dhe mungesa e investimeve publike dhe te huaj, mund ta coje per here te dyte ne rrebelim
Ish -deputeti i PS-se, Koço Kokëdhima tha sot, në takimin me anetarë të Partise Socialiste ne Vlore se, "ky qytet po vuan ne mënyrë të skajshme".
Koço Kokëdhima:
Në Vlorë sundon papunësia dhe varfëria. Nuk ka investime private, nuk ka mbështetje e kreditim të biznesit vendas, nuk ka investime të huaja. I kam përshëndetur ato investime publike që po bëhen nga qeveria Rama në disa projekte në infrastrukturë, por ky qytet po vuan në mënyrë të skajshme.
Agjencitë e pushtetit të tranzicionit nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër përveç se tendera.
Ato janë aty për të marrë buxhete e për të bërë tendera të kripur për interesin public dhe përfituese për zyrtarët e klientët e pushtetit. Askush nuk kujdeset për qytetarët dhe u marrin jetën njerëzve si në rastin e para pak ditëve në Lungo Mare, ku humbi jetën tragjikisht Kristi Panajoti. Gropa e hapur mu në mes të rrugës e bën këtë aksident të duket si vrasje, është dëshmi e faktit se si vritet populli, si vriten njerëzit në shumë rrugë e mënyra, është një nga të pafundmit shembuj që tregon se kastat e këtyre 25 viteve janë të papërgjegjëshme, të paafta, të mbushura me tutkunë të pashpirt e budallenj të paaftë.
Në vend të Kristit 17 vjeçar mund të ishte kushdo nga ne, mund të ishin fëmijët apo njerëzit tanë më të dashur.
Sa herë i teket natyrës, Vlora përmbytet e shkatërrohet. Kjo do vazhdojë sepse askush nuk ka ende një plan reagimi për ta shpëtuar Vlorën nga përmbytja dhe nga vështirësitë ekonomike. Qytetarët ndjehen si skllevër kur shohin se këtu vazhdojnë akoma dhe sot e kësaj dite të shiten vende pune në arsim e në sektorë të tjerë, ata ndihen të pashpresë kur shohin sjelljet e ulëta e aspak ndihmuese të zyrtarëve të shtetit, arrogancën dhe paudhësinë e tyre.
Ndërkohë që pensionistët e të papunët nuk nxjerin dot muajin me bukë, fshatarësia përballet me vështirësi të mëdha të krijuara nga mungesa e politikave bujqësore dhe e mbështetjes me skema e subvencione të efektëshme. Funksjonarët e partisë kujdesen për zgjedhësit vetëm në kohë fushatash. Pastaj nuk ju a hapin më telefonat, i gënjejnë dhe sduan tja dinë për ta.
Secili kontrollon një copë çifliku nga pushteti, ca ndërmarrje, vende pune, tendera e të drejta dhe merret vetëm me interesat e tij. Në një masë të madhe socialistët ndihen të shfrytëzuar e të përdorur kur shohin se funksjonarët politikë e partiakë nuk luftojnë për ta, nuk përfaqësonë vullnetin dhe interesin e tyre. Ju mund të rendisni plot shqetësime të tjera si këto.
Kam Disa pyetje për ju: A janë të vërteta këto që unë them? Me zë ju lutem. A ju shqetësojnë këto çështje? Me zë ju lutem. A jemi ne Socialistët e Shqipërisë të interesuar për ti diskutuar dhe për ti zgjidhur këto probleme bashkërisht? Miku im Gjiknuri gabon kur thotë se bashkëbisedimi i Kokëdhimës nuk është në përputhje me axhendën e PS-së. Është e qartë se kur ai thotë PS, ka parasysh udhëheqjen, nuk ka parasysh juve që jeni këtu, nuk ka parasysh dhjetra mijëra socialistët e thjeshtë në të gjithë Shqipërinë!
Ju e keni kuptuar shumë mirë se gjërat që diskutoj unë janë gjërat që gjithë socialistët do të donin të diskutoheshin e të zgjidheshin. Pse nuk thonë asgjë këta shokë për idetë tona? çfarë mendojnë ata për këto shqetësime që ka baza socialiste dhe populli ynë? Pse ata kanë frikë të diskutohen haptazi këto çështje në parti e në popull?
360 grade
No comments:
Post a Comment