Në
vijim të interesimit të medias mbi deklaratën e fundit të MPJ greke për
Himarën, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Glevin Dervishi
ka sqaruar se MPJ ka thirrur per sqarim ambasadoren greke ne Tirane.
“Është
rasti të themi se habia pason habinë kur bëhet fjalë për qëndrimet e
MPJ greke. Tonet kërcënuese të deklaratës dhe njohja e cekët e situatës
dhe rrethanave, nuk mund të mirëkuptohen në Europën e sotme, përveçse si
një mesazh i destinuar për konsum të brendshëm.
Shqipëria nuk bën dallime në respektimin e parimeve të shtetit të së drejtës.
Proçedurat
ligjore të ndjekura nga Bashkia Himarë, që kanë në fokus shndërrimin e
qytetit të Himarës në një destinacion turistik europian, janë
transparente dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Deklaratat
e përseritura të MPJ greke dhe gjuha anakronike për Himarën janë të
papranueshme dhe në kundërshtim me parimet themelore të shtetit të së
drejtës. Parime të cilat orientojnë veprimtarinë e institucioneve të
shtetit shqiptar.
Bazuar
në sa më siper e në pajtim me praktikat diplomatike, Ministria e Puneve
të Jashtme ka thirrur për sqarime Ambasadoren e Greqise ne Tirane duke
shprehur qëndrimin e mësipërm”, thuhet ne reagimin e MPJ.
No comments:
Post a Comment