Sunday, November 20, 2016

Çfarë duhet të presim në Ballkan, pas zgjedhjes së Donald Trump




Çfarë duhet të presim në Ballkan, pas zgjedhjes së Donald Trump
Nga Daniel Serwer 
 
Ka kaluar kohë e gjatë që kur një President i SHBA e konsideronte Ballkanin si një prioritet. Një rajon që në vitin 1990 ka qenë objekt i dy ndërhyrjeve ushtarake amerikane, në Bosnje dhe në Kosovë. Demokracia dhe shtetndërtimi në Ballkanin Perëndimor ka qenë relativisht i suksesshëm, me Slloveninë, Kroacinë dhe Shqipërinë pjesë e NATO-s, dhe Mali i Zi në procesin e anëtarësimit. Sllovenia dhe Kroacia janë gjithashtu anëtare të BE, kurse vendet e tjera janë orientuar në këtë drejtim.
Por ky proces në Ballkanin Perëndimor nuk është ende i plotë, së fundmi është ngadalësuar dhe mund të kufizohet gjatë administratës Trump. Bosnja po vuan sulmet mbi legjitimitetin e Kushtetutës, që lidhen me marrëveshjen e paqes së Dhjetorit 1995. Maqedonia ka ngecur për shkak të grindjeve të brendshme dhe refuzimit të Greqisë për çështjen e emrit. Kosova po ashtu vuan grindjet e brendshme dhe problemet e vazhdueshme me Serbinë. Të gjitha vendet e Ballkanit po vuajnë nga sulme të vogla ruse në mediat dhe institucionet e tyre.
Nëse Presidenti i ri do të pranojë influencën ruse në Ballkan, pasojat për demokracitë relativisht të reja në rajon do të jenë dramatike. Trump dëshiron të përmirësojë marrëdhëniet amerikane me Rusinë dhe mund të joshet. P.sh, nëse do të pranonte aneksimin e Krimesë nga Rusia, kjo do të niste një seri ndarjesh etnike edhe në Gjeorgji, Moldavi, Bosnje, Kosovë, Maqedoni. Me shumë gjasa kjo gjë do të sjellë destabilitet, rishikim të kufijve, luftë.
Kjo gjë do të përbëjë në Ballkan një sulm në rendin e pas luftës të viteve 1990.
Unë shpresoj se republikanët më pragmatistë të kuptojnë se luftërat ballkanike të viteve ’90 dhe paqja e mëvonshme, ishin një përpjekje bipartizane, me mbështetjen më të madhe nga senatori republikan Dole. Ruajtja e kësaj trashëgimie bipartizane të paqes është e rëndësishme, edhe nëse rajoni nuk tërheq vëmendjen e nivelit të lartë.

No comments: