Vertetohen faktet ne te cilen kreu i Sherbimit Sekret Shqiptar, ka zbuluar se ka nje deputet shqiptar, qe punon per ruset, qe sa te vinte ne pushtet, do u shiste tokat e himarioteve.
Ajazi eshte shprehur ne nje prej mbledhjeve te Komisionit Parlamentar te Sigurise ne 22 Prill 2014, se "Himara, ka potenciale jo ekstremiste, qe mund te kerkojne Pavaresine sipas modelit te Krimese me Ukrahinen".
Kreu i Sherbimit Sekret, vazhdimisht e ka thene kete fakt ne cdo mbledhje parlamentare me dyer te mbyllura, por qe fare pak, jane bere publike. Nuk kane munguar rastet e debateve ne te cilen Visho Ajazi, ka replikuar me parlamentaret, duke thene se "himarioteve po u rrembehen toka dhe po u shiten ne bursat e Londres, gje qe ka sjelle acarime ndaj banoreve dhe qeverise sone, dhe qe pronare mediash, trafikante dhe oligarke, jane te lidhura me interesa te politikaneve me te larte, per te cilen Himara sa vjen dhe i largohet Shqiperise"..
Kjo, ka perkuar edhe me situaten e pezullimit te deputetit socialist Koco Kokedhima, nga Gjykata Kushtetuese, por edhe akuza qe ambasadori amerikan Donald Lu, ka bere ndaj Kokedhimes, si i korruptuar dhe i lidhur me rruset. Gjate konferences se shtypit dje, Koco Kokedhima eshte pyetur rreth lidhjeve te tije me Mosken, duke mos pranuar faktin se ka punuar me Rusine, "por ne linjen tregetare".
Koco Kokeshima ne kohen qe qendronte larg politikes, ka pranuar faktin se Himariotet duan Autonomi per pronat, duke akuzuar vazhdimisht ish kryeministrin Berisha se kishte ka patur interesa ne Bashkine e Himares, por kur erdhi ne pushtet si politikane, ishte inisiatori kryesor per Ndarjen e re Territoriale, duke masbhkua ne menyre te pavullnetshme Himaren me Laberine, per te patur votat dhe per te sunduar ne pronat e himarioteve, per ta bereme te lehte qe Mafia Ruse, te depertontegjate gjithe vijes Joniane.
Deklarata e Visho Ajazit ne Parlament.
Visho Ajazi: Himara si Krimea me ndarjen e re, një agjent rus në politikën shqiptare
23 Prill 2014"Në rast se me ndarjen e re administrative Himara do të përcaktohet sërish si një njësi administrative më vete nga Vlora, atëherë ekziston mundësia që banorët e kësaj zone, nën ndikimin edhe të qarqeve politike ose jo-ekstremiste greke,mund të kërkojnë pavarësinë sipas modelit të Krimesë në Ukraine". Këtë e ka pohuar dje kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika para komisionit të Sigurisë Kombëtare, ku për më shumë se 4 orë ka raportuar në lidhje me raportin vjetor të këtij Shërbimi, si dhe për një sërë çështjesh të tjera që kanë qenë në qendër të debatit politik gjatë këtyre muajve, siç janë ato për bashkëpunimin me policinë për shpërthimet me tritol apo emërimet në radhët e Shërbimit të elementëve të SHIK-ut të ’97-ës.
Burime nga ky komision kanë bërë të ditur se ka qenë deputetja demokrate Mesil Doda ajo që e ka pyetur kreun e SHISH-it nëse kishte dijeni se, “nëse me reformën e re administrative Himara shpallet zonë më vete, a ekziston mundësia edhe në informacionet tuaja dhe në logjikën që ju ndiqni, që ata të ndjekin eksperiencën e Krimesë?”. Pyetje e cila mësohet se ka sjellë reagimin e deputetëve të mazhorancës, të cilët kanë kërkuar që ajo të shmangej, pasi nuk ishte objekt i rendit të ditës. Por pavarësisht kësaj ndërhyrjeje, kreu i SHISH-it i është përgjigjur pyetjes së Dodës, duke pohuar se “nga informacionet tona, ka edhe tendenca për të shfrytëzuar precedentin e Krimesë, nëse ndodh…”.
Një deklaratë tjetër e fortë, e thënë nga Ajazi në këtë mbledhje, ka qenë edhe ajo që ka të bëjë me përfshirjen e politikanëve të ndryshëm në rrjetet e shërbimeve të huaja. Kështu, pyetjes së një prej deputetëve të komisionit, nëse kishte informacion se “a ka politikanë që punojnë për shërbimet e huaja”, Ajazi i është përgjigjur se “ka pasur një politikan, por që nuk është më aktiv, që ka punuar për shërbimet ruse”. Ndërsa për politikanët aktualë, ai është shprehur se “nuk kam informacion”.
No comments:
Post a Comment