Dule: Grabitje tokash në Himarë. Si Shqiperia mbron shqiptaret jashte, edhe Greqia ka te drejte te reagoje
Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel
Dule, duke komentuar ngjarjet e fundit në Himarë ka deklaruar ne sallen e
parlamentit se, “plani urbanisitik i qeverisë atje është në shërbim të
interesave të mbrapshta oligarkiste”.
“Kemi prishje selektive dhe klienteliste
biznesesh dhe banesash me një sens të theksuar hakmarrjeje, në një kohë
që vazhdojnë ende, në shkelje flagrante të ligjeve, ndërtimet e
sarajeve në Qeparo”, ka thënë Dule, i cili ka ironizuar gjithashtu të
ashtuquajturën “Rilindje Urbane”.
“Të gjitha këto, në emër të Rilindjes
Urbane. Nuk ka rilindje që të mbulojë të vërtetën, që është grabitja e
pronave të komunitetit. Referojuni shkrimit investigativ të agjencisë
BIRN, sarajet janë ndërtuar në prona të grabitura”, ka vijuar Dule.
Ai ka akuzuar për këtë problem
kryeministrin Rama dhe njerëzit e afërt të tij. “Nuk mund të ketë akte
grabitëse të Edi Ramës dhe klikës së tij”, ka pohuar Dule.
Ai ka kujtuar se, Shqipëria e ka detyrim
kushtetues të mbrojë bashkëkombasit kudo që ndodhen në botë ndaj edhe
pyeti kryeministrin. “Po të tjerët nuk e kanë këtë të drejtë e detyrim
per te mbrojtur bashkombasit e tyre ne vednet e tjera si edhe
Shqiperia?”, eshte shprehur kryetari i PBDNJ-se.
“Ne kemi një aventurier në krye të
qeverisë. Ky kryeministër ka kthyer mbrapshtë politikën dhe vlerat
europiane. Ky kryeministër do të na zbulojë se armiku ynë është Greqia,
vendi mikpritës i 750 mijë emigrantëve shqiptarë”, ka shtuar Dule.
Ai ka vijuar akuzat ndaj Ramës duke i
thënë se, “civilizimi yt është shumë larg nga civilizimi europian, të
cilin ti e sheh me callmë në kokë” duke ju referuar lidhjeve te rames me
Turqine dhe drejtuesin aktual te saj presidentin Erdogan te cilin e
cilesoi “Baba”.
No comments:
Post a Comment