Friday, November 4, 2016

Deklaratë për shtyp Dega e PBDNJ-së dhe e OMONOIA-s Himarë



Në mënyrë të përsëritur dje në seancën plenare konstatuam se disinformimi I opinionit publik është arma që përdor Z. Rama dhe jo Z. Dule. Ky është disinformim I qëllimshëm keqdashës kundrejt komunitetin Helen dhe me pasoja negative në politikën e jashtme për vendin.
  1. Dëgjuam se në të gjitha veprimet e IMKT zbatohen procedurat ligjore. Është e padrejtë. Sepse në vitin 2012 në rrëzimin e gjashtë objekte vetë familjes Duni dhe Stramarko në Dhërmi edhe pse dispononin leje ndërtimi dhe vërtetim hipotekor, u urdhërua shkatërrimi i objekteve në pronësi te tyre nga IKMT. Subjektet e dëmtuara si për përmendur kanë fituar të gjitha proceset gjyqësore të cilat detyrojnë qeverinë ti dëmshpërblej, edhe pse qeveria nuk kishte parashikuar as edhe një lek për dëmshpërblim e tyre.
  2. Cilësoi se rikualifikimi i planit urban është në zbatim të plotë të zhvillimit të vendit dhe të turizmit,është e padrejtë. Sepse në shtator të vitit 2015 me justifikimin e rikualifikimit të planit urban të qendrës së qytetit të Himarës shkatërruan objektin e privatizuar nga shteti të 4 familjeve Beno duke mos respektuar legjislacionin përkatës, në një kohë që planifikimi urban i mëparshëm I cili ishte miratuar në 02/06/2012 nga kryetari aktual z. Goro, nuk kishte planifikuar asnjë ndërhyrje nga këto që ndodhin sot.
Theksojmë së për shkeljet e konstatuara në studimin urban të 2015 me shkresë Nr. 2600 është I informuar Z. Kryeministër.
Prej kryeministrit dëgjuam se Z. Dule përgatitë armiq kundra vendit dhe mbas viteve 90 ka filluar përpjekje për të Helenizuar Himarën.
I rikujtojmë Kryeministrit se komuniteti Helen I Himarës këtë qëndrim e ka mbajtur edhe në vitin 1945 ku kandidat për deputet I Partisë Komuniste të Shqipërisë ishte Spiro Koleka I cili nuk u mbështet me votën nga banorët e Himarës. Menjëherë qeveria e atëhershme vendosi të hakmerrej duke urdhëruar arrestimin e 40 burrave Himariot, të cilët u dënuan me pushkatim dhe burgim të përjetshëm, njëkohësisht në Janar të vitit 1946 duke mbyllur dhe shkollën Greke.
Të njëjtin qëndrim komuniteti Helen I Himarës mbajti edhe në vitin 1935 ndaj mbretit Zog I cili mbylli shkollat në gjuhën amtare dhe burgosi 4 persona. Mbas këmbënguljes së komunitetit Helen të Himarës dhe presionit ndërkombëtar e vendimit të gjyqit të Hagës në vitin 1936 u detyrua që të rihap shkollat me gjuhen amtare Greqisht.
Z. Kryeministër
Përfundimisht ju rikujtojmë se Himara as nuk është shitur dhe as nuk është blere, por as ka pranuar që identitetin Helen ta vendosi në tryezat e pazareve të politikave të jashtme gjatë gjithë historisë së saj.
Ju bëjmë thirrje edhe njëherë të hiqet dorë nga spekulime të “patriotizmit diletant” të cilat nuk kanë asnjë qëllim tjetër përveç diskriminimit të komunitetit Helen të Himares dhe ti shërbehet interesave ekonomike të ndërtuesve për betonizimin përfundimtar të Himarës.

No comments: