Provokimi i rezikshem i Sulejmanit te madherishem
Stavri Marko
Kryeministri turk, Taip Erdogan, ka qene ne vemendjen e
thuajse gjithe opinioneve balkanike, ndersa perfundoi nje vizite provokuese në
Kosove në një këndveshtrim gjeopolitik.
Kosova është Turqi dhe Turqia Kosovë
Taip Erdogan, i gjendur ne sfondin e nje “mini republike
turke” ne aeroportin e Prishtines, me nje dekor thuajse ne turqisht, beri nje
deklarate te forte, kur u shpreh (Prizren) se “Kosova është Turqi dhe Turqia
Kosovë” duke nënkuptuar rikthime të begatë në rajon. Kjo sjellje tipike
provocative, e liderit te Turqise, qe shënjestron de facto vec te gjithave hegjemoni
nën riaktivizimin e Perandorisë Osmane në Ballkan, sensibilizon opinionin
musluman, se Turqia do te jete perkrahesi juaj, por edhe rritje te begatise së
dikurshme osmane, njekohesisht edhe mbrojtesi apo avokati juaj zyrtar. Në se nëpërmjet
kësaj deklarate, komuniteti musulman në Ballkan, vecanerisht Bosnje, Shqiperi,
Maqedoni, Serbi, me qëndër në Kosove, duhet të jetë i kënaqur që, ka pas nje
Turqi perandorake ushtarake apo ekonomike, atëherë cduhet thënë për komunitetet
e krishtera, kryesisht orthodokse që përfaqësojnë shumicën në Ballkan? Cfar do
të thotë Serbia ,
që nuk e njeh Kosovën, Cfar do të thotë Kroacia që njeh një Bosnje musulmane të
krishtertë, Cfar do të thotë Maqedonia që ka një minoritet turk brënda, cfar do
të thonë Greqia, Bullgaria që kanë komunitet musulman turk në brëndësi? Ose e
kundërta, Cfar do të thotë Bullgaria për Maqedoninë, kur 25% e qytetarëve të saj
janë shqiptarë musulman, 20% sllavë, kanë pasaportë bullgare, kur Beogradi thotë
se kanë 30 mijë serbë në shqipëri, ndërsa shqipëria thotë se ligji i luftës me
Greqinë, na rrezikon territorin jugor, cfar do të thotë Hungaria po qe se
deklaronte se Vojvodina është Hungaria e dikurshme, pra Kosova turke e
Erdoganit, ka një mesazh të qartë: Në ballkan, unë u riktheva.
Baroso: Gjithë ballkani në Bashkimin Europian
Paralelisht me Erdogan në Kosovë, Baroso i Bashkimit
Europian, jep alarmin se nëse nuk do ta përfshijmë ballkanin si tërësi në BE,
atëherë rajoni do të ngelet peng i destabilitetit dhe konflikteve etnike.
Deklarata e bërë nga Revista Gjermane “Blic” është një shqeësim në dukje për
lidershipin europian, por i indikuar nga Ëashington. Dështimi i Bosnjes, ka vënë
në pikëpyetje të ardhmen e ballkanit Jugperëndimor. Burime gjeopolitike
amerikane, flasin se administrate Obama, po shtyn nga njëra anë Brukselin të mbështesë
vendet balkanike për anëtarësim në BE, nga ana tjetër, komuniteti i sigurisë
amerikane, ka edhe një plan tjetër, atë të ndarjes etnike, por me kosto
politike dhe ushtarake. Qëllimi është minimizimi i ndikimit rus në Ballkan. Por
a është e mundur që kjo mbështetje (orthodokse) në balkan të ulet, në se Ëashingtoni,
është njëkohësisht përkrahës i Turqisë për hegjemoni të re në Ballkan, në të
cilën përfshihen edhe trans pipeline TAP? Sigurisht balancat rezikojnë të prishen,
historia vepron. Është kjo arsyeja pse Baroso I BE, është kontradiktor, kur përpara
një viti, Komisioni Europian, në një raport special ishte i shqetësuar rreth
ritjes së investimeve turke në Ballkanin Jugerëndimor, që kapnin shifrat record
të 25 miliard eurove, për të cilën vetëm në shqipëri, investimet turke, janë
jetike për ekonominë shqiptare, duke zënë vëndin e parë.
Venizelos - Erdogan, në të njëjtën ditë. (Step by Step)
Ndërsa Taip Erdogan, pritej si Sulejmani i Madhërishëm në
Prishtinë, Minstri i Jashtëm Grek, Venizelos, nga Athina, I jepte ultimatum
Tiranës, për disa kushte qe Shqipëria duhet të plotësonte për rrugën europiane.
Kushtet kishin të bënin me “fqinjësinë e mirë”, me pak fjalë për kufirin, Rezoluta
Came, ka acaruar diplomacinë greke, në atë shkallë sa u fol për një tjetër Ligj
Lufte, por nga pala shqiptare, dekretin mbretëror për shpallje lufte të mbretërisë
fashiste, kundër vëndeve aleate, përfshi edhe Greqinë në Korrik të 1940. Ndërkohë
cuditërisht nuk është I zyrtarizuar si kufiri detar dhe tokësor jugor. Kjo
deklaratë, është dalja e parë zyrtare e Greqisë kundër Shqipërisë, për aq kohë
sa temperature mes dyja vëndeve, sa vjen dhe rritet, për të cilën është vënë në
pikëpyetje edhe vizita e Presidentit Papulias në 4 Nëntor, në Tiranë. Venizelos
nëpërmjet Tiranës, shënjestronte edhe Turqinë, për një bllokim të pashpangshëm
të saj në Bashkimin Europian, pikërisht për kufirin detar.. Athina është e
sigurtë se futja e perandorisë otomane në ballkan, do të ridimensionojë
aleancat e vjetra, dhe ndikimi i Moskës, do të ketë shansin të kontrollojë
vendet ortodokse qofshin këto edhe anëtare të aleancës perëdimore. Në se
Erdogan dhe Turqia, shikohet si përkrahës i botës musulmane, ndikimet e të cilës
shihen edhe në Organizatën Botërore Islamike, atëherë Vladimir Putin, që po e
kthen Rusinë në një shtet të fortë ekonomiko ushtarak “EthnoKrator” ngre stekën
që të shfrytëzojë këto kongjuktura, duke pasuar botën e krishterë në Ballkan. Është
e qartë se “bollëku dhe begatia” që do të krijonte rikthimi perandorisë osmane
në këtë zonë, që do të bëhëj realitet, atëherë konflikti rajonal ethnik, do të
ishte më i pranishëm. Natyrshëm, lind një pyetje e vështirë: A është kjo gjetja
“alla amerikane” për të perkrahur Turqinë, si lidere e re në Ballkan?
No comments:
Post a Comment