Wednesday, December 13, 2017
Shqiperia voton ne Konferencen Islamike, "Jeruzalemin e Palestines"
SManalysis
Organizata e Bashkëpunimit Islamik u mblodh sot në një seancë të jashtëzakonshme për të unifikuar qëndrimin pas vendimit të SHBA-së për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit. Si një ndër 56 vendet anëtare të kësaj organizate, dhe Shqipëria u përfaqësua në mbledhjen e sotme, por në nivel të ulët.
I pranishëm aty ishte vetëm ambasadori shqiptar në Turqi, Gent Gazheli. Vendi ynë nuk ka ende një qëndrim zyrtar mbi zhvillimet e reja në Lindjen e Mesme pas vendimit të presidentit Trump për Jeruzalemin. Sot Organizata e Bashkëpunimit Islamik u bëri thirrje të gjithë vendeve në botë që të njohin Jeruzalemin si kryeqytet të Palestinës.
Shqiperia eshte anetaresuar prane Organizates se Bashkepunimit Islamike, prej vitit 1992, me inisiativen e ish presidentit Sali Berisha. Por prej atehere, Shqiperia, perfaqesohet ne nivel Ambasadori.
Shqiperia ka mardhenje te mira edhe me Izraelin, per te cilen, situata aktuale, perben nje perplasje gjeopolitike. Ndersa hierarkia politike e Shqiperise, mund te jete pro njohjes se Jeruzalemit Izraelit, nga ana tjeter Komuniteti Myslyman dhe Islami Radikal ne Shqiperi, jane kategorisht pro Jeruzalemit Palestinez.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment