Friday, December 15, 2017
ERDOGANIZMI SI NJEHSIM I SHQIPERISE
Stavri Marko
Ngrihen shume pyetje, njera per shembull, ne se Edi Rama, do te kishte mundesi qe kete vend te “semure” Shqiperi, ta kishte cuar drejt sistemit totalitar te ngjashem me diktaturen e Enver Hoxhes? Pyetja eshte me vend, dhe pergjigja….. Po. Po ne se nje tjeter ngre pyetjen, se “kjo nuk mund te ndodhe se jemi ne NATO”, cfar pergjigje do te mernim? Shkurt dhe sakte: “Epo keshtu eshte edhe Turqia”. Pra, sido qe Tirana, vuan me se tepermi qekur eshte krijuar dhe aktualisht, nje presion "regjimesh ambasadoresh" per te mbajtur ne binare, stabilitetin politik dhe rajonal, ne fund te fundit, i ngjan nje Turqie te vogel.
Shqiperi ka percaktuar si aleat strategjik edhe Turqine, e cila jep ndihma logjistike dhe ne armatim te Ushtrise Shqiptare. Eshte vend i rendesishem ne shkembimet tregetare dhe mes dy vendeve ka nje perqasje te Strategjive gjeopolitike te rajonit, pra thuajse e njehsuar Shqiperi Turqi ne interest e tyre kombetare. Njekohesisht Turqia ka nje favor te madh pasi perkrah interesta e saj strategjike nepermjet intervenimit relixhios me popullsine myslymane shqiptare. Theksojme se kursi i Shqiperise, po i ngjan gjithmone dhe me teper imazhit te Turqise, per sa i perket zhvillimeve negative demokratike institucionale dhe perkeqesimi gjithmone dhe me teper i lirive dhe te drejtave te njeriut, si dy vendet e vetme anetare te NATO me popullsi myslymane, stabiliteti politik i te cileve, jane nje problem per NATO dhe BE.
Por ajo qe na bent e shikojme ceshtjet ne nje kendveshtrim me te ngushte, jane tri faktoret, Gjeopolitik, Ekonomik dhe Politik.
Erdoganizmi ekonomik i Shqiperise.
Parlamenti i Shqiperise, po pergatitet per te aprovuar nje Ligj per sektorin e Turizmit, i cili ka per qellim te vetem, ndertimin e hoteleve dhe resorteve turistike te tipit Turqi, ndryshe nga fqinjet e eurozones. Ne themel qendrojne menazhimet turistike te resorteve, qe jo pak shqiptare I kane provuar ne Turqi, oazet e resorteve dhe hoteleve me 4 dhe 5 yje. Madje ato do te jene pa taksa sikurse ne Turqi, dhe qeveria do ti krijoje mundesi qe te mos paguajne asnje dollare, per lejet e ndertimit apo te impaktit ne ambjent. Ndersa me skandalozja eshte nje nen per te cilen Qeveria, do ti ofroje Prona Publike Shteterore (te Shtetezuara nga banoret me force) qe te meren me qera per 50 vjet. Dhe kjo padyshim, ky project do te zbatohet ne Himare, pra u meren tokat si ne Turqi, ndertohen hotelet dhe resorted si ne Turqi, dhe shnderohen pa taksa si ne Turqi, dhe komuniteti I bisnesit vendas, me ne fund do te vdese. Me kete rast modeli ekonomik filo turk I Edi Rames, shperngul me medota Erdoganizmi, popullsine autoktone greke nga Himara, duke shkelur dhe dhunuar lirite dhe te drejtat e njeriut, sikurse ne Turqi..
Erdoganizmi politik i Shqiperise.
Thuajse, per te mbajtur pushtetin ne menyra te c (ekuelibruara) nga njera ane Sistemi Absolut Sorosian I ndertuar dhe po vazhdon ende nga Administrata Clinton, dhe per te vazhduar nga ekuelibri tjeter Sistemi neo Musluman I krijuar nga FETO, Edi Rama, ka luajtur nje bixhoz politik per te cimentuar gjithe strukturen ne Insitucionet Shqiptare, duke vene nen kontroll Drejtesine, Prokurorine dhe Median. Nga ana tjeter, Erdogan, i cili kerkon te cmontohet nga Tirana gjithe financat e kundershtarit te tij politik Fetulla Gylen, dhe te mbyllen investimet e tij, ne kembim te ndihmave ekonomiko ushtarake dhe politike (duke patur qarte mbeshtetjen qe ka Erdogan ne Komunitetin Myslyman si ne Shqiperi dhe Kosove) ky I fundit, eshte bere impulsi politik me I forte ne rajon, qe mbeshtet dhe ka interesa te drejteperdrejta politike me Kryeministrin Edi Rama. Pra, nuk ka asnje vend europian qe mbeshtet ne menyre te drejteperdrejte politikat e Edi Rames, vecse Erdogan I Turqise, politika e perbashket e te cileve, reflektohet ne qendrimet ndaj Athines dhe ndaj grekeve autokton, dhe pasurive te tyre, sic eshte ne plan te pare Himara dhe Jugu I vendit. Ne kete rast Erdogan, mbron me force te drejten e “Turqizimit te vetevendosjes” se Thrakes, ndersa Edi Rama, mbron te drejtat e Cameve, I pari duke dhunuar dhe mbajtur te pushtuar Qipron Veriore dhe I dyti, duke mbajtur te pushtuar dhe me process te Pastrimit Etnik, Himaren.
Erdoganizmi Gjeopoplitik i Shqiperise.
U duk fare qarte pse Shqiperia, votoi ne Lidhjen e Bashkesise Islamike, nje pozicion te parapergatitur kunder Izraelit, per Rezoluten e “Jeruzalemit Palestinez”. Shqiperia aderon ne kete lidhje, duke abuzuar me sindromin e Harmonise Fetare, por njekohesisht fale nderhyrjes se diplomacis Turke. Ky pozicionim i qarte i Tiranes, hap problem te medha me nje aleat si Izraeli, qe ne Tirane, jane adresuar jo pak kritika me kete rast. Kjo deklarohet si ndikim absolute ne politikat rajonale te Erdoganit drejt Tiranes, i cili edhe vete, ndjen se po shkon drejt nje procesi te kundert me Shtetet e Bashkuara dhe me Europen ne pergjithesi. Ndikimi i politikave te Erdogan ne Tirane, ka prekur ne menyre radikale mardhenjet Greqi - Shqiperi, per sa i perket Kufirit te ujrave Detare, nje sindrom, presioni i te ciles, vine nga Ankara, per te bllokuar cdo tentative te krijimit te klimes miqesore Tirane – Athine.
Bllokimin nga Gjykata Kushtetuese te Marveshjes se Ujrave me Greqine, Edi Rama e perdor si presion, per te vendosur kushte te barabarta gjeopolitike ndaj Greqise, ashtu sikunder Erdogan i ngre te njejtin problem Greqise per Marveshjen e re te Egjeut apo te Lozanes, me pretendimin se Egjeu duhet te rindahet me nje marveshje te re, duke qene pjese e integritetit territorial detar te Greqise. Si rezultat, njehsimi i politikave rajonale te Shqipeise me Turqine, duke perfshire edhe Kosoven, eshte ne te njejten linje asimetrike ndaj interesave te kombetare te Greqise, duke perfshire te drejten e grekeve per vetevendosje ne Jug dhe Himare, per te cilen, Shqiperia, e simpatizuar pas Erdoganizmit, mund te humbase prespektiven europiane.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment