Tuesday, December 5, 2017
Ish Ministri: Jemi te pa armatosur, fqinjet kane tanke avione dhe fregata
Demiraj: Kemi 360 kapitenë të larguar, 3000 ushtarë profesionistë të larguar. Ushtria shqiptare paguhet në mënyrë skandaloze.
Debate me ish Ministra per ushtrine shqiptare ne nje studio televizive me rastin e festes kombetare te ushtrise.
Ballkani, Lindja e Mesme dhe se fundi konfliket mes SHBA-ve dhe Koresë së Veriut dhe mundësia e një lufte të tretë botërore ka dhënë efektin kudo në botë.
Ne Televizionin News 24 është diskutuar pikërisht në lidhje me Shqipërinë NATO dhe fqinjet dhe sa i përgatitur është vendi ynë nga ana ushtarake dhe e armatimit.
Ish-ministri i Brendshem Dritan Demiraj tha se “Ne, jemi ushtri e NATO-s formalisht pasi nuk kemi asnjë avion, asnjë tank, asnje fregate”.
I pyetur se ku janë tanket e ushtrisë shqiptare, ish-ministri i Jshtem Paskal Milo tha se kanë vajtur për skrap pas shkaterimit nga Lufta Civile me 1997.
Me konkretisht ja si u zhvilluan debatet ne studion News 24 TV
Milo: NShqiperia nuk eshte shenjester nga asnje shtet, jemi ne NATO.
Demiraj: Nuk mund të themi që nuk jemi shenjester, kur komshi me ne janë rusët që po armatosen me MIG 29. Sistem 300-S plus fqinjet tane serbe. Ne, kemi vetem 5 batalione me pushkë.
Gazetarja: Ku janë tanket?
Demiraj: Duhet të pyesësh ish-ministrat.
Milo: Tanket kanë vajtur për skrap.
Hajdaraga (Ish Minister i Mbrojtjes): Kam çuar mbi 80 tanke në kufi me Kosovën.
Demiraj: Nuk jam dakord që meqë jemi pjesë e NATO-s nuk kemi nevojë të armatosemi. Edhe Maqedonia është më e armatosur se Shqiperia. Dy kërcënimet kryesore të NATO-s janë Rusia dhe terrorizmi islamik.
Hajdaraga: Sovraniteti i Shqipërisë dhe kufijtë e saj janë të garantuar.
Demiraj: Sigurisht.
Hajdaraga: Nuk mund të marrim tanket e fundit, se s’kemi buxhet.
Demiraj: Kemi 360 kapitenë të larguar, 3000 ushtarë profesionistë të larguar. Ushtria shqiptare paguhet në mënyrë skandaloze.
Hajdaraga: Mbrojtja dhe siguria e Shqipërisë është e garantuar. Edhe kontributi i Shqipërisë në NATO nuk vihet në diskutim. Në qoftë se flitet për një agresion që mund t’i ndodhë Shqipërisë jemi të garantuar në bazë të artikullit 5 te NATO.
Milo: Pse të gjitha vendet anëtare të NATO-s harxhojnë për ushtrinë dhe armatimin.
Hajdaraga: Ka ardhur koha që ushtria të fuqizohet. Qeveria shtoi buxhetin e mbrojtjes. 100 mln euro.
Demiraj: Jo 100 ka shtuar 55 mln euro. Është pozitive. Është kërkesa e ministres së re të Mbrojtjes.
Milo: Kërkohet rinovim i konceptit strategjik
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment