Media gjermane hedh dyshime ne se Turqia i qendron pozicionit te vete, disa muaj me pare, qe te mbronte myslymanet e Ballkanit nga nje lufte e re!
Pas marrjes së detyrës së
presidentit nga Donald Trump, shumë analiza janë kryer për pasojat që
mund të ketë në ndarjen e fushave të ndikimit mes Perëndimit dhe Rusisë,
duke përfshirë kutu kryesisht vendet baltike dhe dhe Ukrainën, shkruan
media e njohur gjermane taz.de.
Por marrëveshja mes presidentit Trump
dhe Rusisë mund të prek edhe Ballkanin, që kohët e fundit ka eskaluar
situata si asnjëherë më parë prej ndërhyrjes së NATO gjatë shpërbërjes
së Jugosllavisë.
Politika ruse kërkon të ushtrojë
ndikimin e saj te kombet nacionalist ortodokse. Deri tani në BE janë
anëtarësuar Slovenia dhe Kroacia, ndërsa Serbia, Bosnja, Mali i Zi,
Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria duhet të shpresojnë për një anëtarësim
në BE. Por Europa nuk duket shumë entuziaste për zgjerimin e mëtejshëm
dhe kjo mund të bëhet realiste akoma më shumë pas ndryshimit të
administratës amerikane.
Kjo gjendje vakumi mundohet të
shfrytëzohet maksimalisht nga nacionalistët serbë, për konstelacione të
reja politike në rajon. Më së mirë sqarohet me trenin provokativ serb në
kufirin Serbi/Kosovë, në Bosnjë si dhe në Malin e Zi.
Provokimet serbe mund të vendosin në
pikëpyetje gjithë stabilitetin në Ballkanin jugor – përkundër trupave
ndërkombëtarë të stacionuar në Kosovë dhe ndërmjetësimit të BE për
zgjidhjen e problemeve. Të martën u takuan katër udhëheqësit më të lartë
të Serbisë dhe Kosovës me Federica Mogherini, për të zbutur tonet por
në fakt shpërthimi i ndonjë konflikti është në fije të perit.
Në pikëpyetje është situata edhe në
Malin e Zi, ku forcat pro-serbe, kërkojnë me ngulm evitimin e
anëtarësimit të vendit në NATO. Në vjeshtë 2016 pati një tentativë për
grush shteti inicuar nga shërbimet sekrete ruse.
Brukseli dhe Berlini nënvlerësojnë situatën
Me anëtarësimin e Malit të Zi në NATO,
Rusisë i mbyllet dalja në Adriatik, ndërsa gjithashtu në Bosnjë
presidenti i Republika Srpska shpalli një festë irredentiste si festë
kombëtare në vjeshte 2016. Një festë që bëhet fjalë edhe për vrasjen e
rreth 70.000 boshnjakëve dhe zhvendosjen e rreth 2 milion banorëve.
Brukseli dhe Berlini e nënvlerësojnë situatën.
Kërcënimi i hapur i Dodik është që gjatë
2017 të vendosë datën e referendumit për shpalljen e Republikës Srpska
si vend i pavarur.
Konflikti mund të shfrytëzohet nga radikalët muslimanë
Deri tani gjendja në Bosnjë ka qenë
stabile dhe ushtria e saj është përbërë nga njësi speciale kroate, serbe
dhe boshnjake. Megjithatë ky faktor stabiliteti mund të prishet dhe
mund të shfrytëzohet nga forcat radikale muslimane. Turqia ka potencuar
muajt e fundit se do luajë rolin e padronit për muslimanët e Ballkanit,
bile ka kërcënuar me ndërhyrjen e forcave turke në Ballkan.
Dhe perëndimi? Në fakt ka forca paqësore
të udhëhequra nga Austria, por jo të mjaftueshme për të ruajtur
ndikimin mbi këtë rajon fragjil. Forcat e NATO janë të padëshiruara në
zonën e kontrolluar nga Dodik.
Administrata Obama bëri punën e vetë
duke nënshkruar aktin e sankcioneve kundër Dodik në 19 janar, një ditë
përpara se të largohet nga detyra. Por deri tani politika e BE nuk është
e vendosur për barriera konkrete ndaj Dodikut. Ky i fundit shpreson
bile që administrata Trump ti shpallë të pavlefshme sankcionet e
vendosura nga Obama. Link
No comments:
Post a Comment