Njëkohësisht e ka dënuar fuqishëm “përfshirjen e Shqipërisë dhe të Kosovës” në hartimin e kësaj patforme, ku kërkohet ridefinimi i rendit kushtetues të FYROM.
Në komunikatën e LPM-së, e cila drejtohet nga nacionalisti Janko Baçev, thuhet se Shqipëria dhe FYROM “i kanë shpallur luftë FYROM”.
“Kjo (platformë) bëhet më serioze sidomos nëse dihet se, sipas rregullave ndërkombëtare, një sulm i këtillë i Shqipërisë dhe Kosovës mbi integritetin dhe sovranitetin e FYROM është si një shpallje luftë dhe kërcënim për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.
Së këndejmi LPM konsiderton se janë pjekur kushtet që Qeveria e RM-së në pajtim me të drejtën e vet ndërkombëtarisht të pranuar t’ia tërheqë vëmendjen Këshillit të Sigurimit të KB-ve për aktivitetet rrezikuese të Shqipërisë dhe Kosovës ndaj paqes dhe sigurisë si organ që kompetencë parësore, sipas Kartës së OKB-së, ka paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.
Njëkohësisht LPM u bën thirrje Zaevit dhe Gruevskit si më përgjegjësit për momentin, të mbushen mend dhe menjëherë të miratojnë një dokument kombëtar për interesat vitale kombëtare dhe shtetërore në të cilat askush s’do të prekë pavarësisht se kush i fiton zgjedhjet dhe formon qeveri.
Në fakt, pikërisht vlimet e palejueshme mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së për çështjet me interes më të lartë kombëtar krijuan kushtet për sjelljen e këtillë të shqiptarëve të rajonit”, thuhet në deklaratën e LPM, transmeton Gazeta Express. (r.m.)
No comments:
Post a Comment