Stavri Marko
SManalysis
Tirana, si gjithnje, i erdhi shansi i radhes, te
nderkombetarizoje ceshtjen e Kosoves, me arestimin e Ramush Harajdinaj ne
France, por paralelisht, si vend anetar i NATO, i ka propozuar nje pakete
bashkepunimi, partive shqiptare ne shtetin Sllavo – Maqedons. Rezultati kesaj
mishelle, do te kete rjedhojat e veta gjeopolitike, por ne radhe te pare, ashtu
sic mendojne serbet me ndikim ne politikat e Trump, do te ishte gjeja me e mire
per ta ndare Kosoven.
Pse Harajdinaj, loz rol ne kete skeme?
Kjo skeme nuk eshte e panjohur. Ajo prek ne seder ushtaret e
UCK, qe te jene gati per lufte guerile, per te mbrojtur territor ne Kosove. Nga
ana tjeter, serbet jane gati me ushtri. Ne kete skeme, ka nje skenar, ne se
bisedimet per ndarjen e Kosoves, nuk do te rezultonin te suksesshme,
pavaresisht se cfar marveshjesh, do te vendosnin ne parim si SHBA dhe Rusia per
Ballkanin.
Partite Shqiptare ne FYROM, kerkese per Federate.
Partite Shqiptare ne Maqedoni, kerkojne nje seri ndryshimesh
duke filluar nga simbolikat e shtetit dhe deri tek territoret autonome te
shqiptareve, si kusht per bashke qeverisje (qe nuk mund te ndodh asnjehere). Kjo
I vjen pershtat Greuevskit, qe te beje thirrje per komplot te shqiptareve ndaj
Republikes se Maqedonise dhe
njekohesisht per te detyruar partine opozitare, qe te formoje nje qeveri kunder
shqiptareve. Si rezultat, do te kemi nje ndarje etnike te paster mes
shqiptareve dhe sllavo maqedonasve.
Por duke ndjekur kerkesat e partive politike nje formule
thuajse federalizim i Maqedonise, shqiptaret gjithashtu kerkojne qe per cdo
ndryshim dhe vijushmeri ne Maqedoni, te jene te perfshira si Greqia ashtu edhe
Bullgaria. Kjo kerkese, duket e porositur dhe e formuluar ne menyren me
diplomatike nga NATO, per shkak se dy vendet anetare me me ndikim ne Maqedoni,
jane Greqia dhe Bullgaria..
Roli i Tiranes….
Ne Shqiperi, politikanet duke filluar nga Kryeministri dhe
gjithe pas, opozite dhe publicist, kane nisur nje fushate per te mbrojtur
Harajdinaj, por edhe per te krijuar nje skene destabilizimi ne Maqedoni. Ne
plan te pare, kjo loje perendimore, nuk pyet se sa kurajo kane shqiptaret e
Tiranes apo te Prishtines, te akuzojne Francen per arestimin e Harajdinajt, por
ajo ka rjedhojen e vete, ngre nacionalismin ne kembe. Kjo do te duket deri ne
aspektin diplomatic se cfar do te ndodhe, por Harajdinaj, eshte nje njeri i besueshem
i sherbimeve amerikane, dhe me ndikim ne Kosove, keshtu qe skema do te luhet
sipas propozimit serb, ndarja e Kosoves.
Rusia?
Moska ka krijuar nje avantazh teknologjik armatimi cilesor, te perdorura ne lufte guerile si ne Ukrahine edhe ne Siri, te cilat kane dhene rezultat. Kjo e con Mosken qe te rise presionin ndaj perendimit, per nje qasje ne synimet e saj ne Ballkan. Mendohet qe atje ku eshte shfaqur konflikti per ndryshim kufijsh mes muslumaneve dhe te krishtereve, Moska te perdore influencen e saj, se pari ne mbrojtje te serbeve. Rritja e tensionit me NATO dhe Rusise ne Ballkan, mund te coje ne nje pershkallezim etnik, por kjo edhe mund te zgjidhet, ne se krijohen premisa diplomatike per ndarje, nje Dejton i ri, qe mesa duket mund te aktivizohet me Trump dhe Putin. Por gjithesesi, ne disa zona te Ballkanit, perplasja etnike, eshte e pashmangshme. Kjo do te vere ne prove, ne radhe te pare aspiratat e shqiptareve se sa te gashtshem jane te mbrojne apo te marin territore me lufte.
NATO?
Nuk eshte cudi, qe Ballkani te perfshihet ne nje dhune, por
deri atehere, NATO qe me siguri edhe Rusia, do te deshironin ta shmangnin nje
lufte tjeter. Por kjo nuk do te thote se rajone guerilase, nuk do te vepronin
qofte edhe jashte kontrollit te fuqive, gje qe mund te shkaktoje konflikte dhe
pershkallezim te gjere. Ne kete aspect, Serbia po luan ndarjen e Bosnjes dhe
bashkimin e pjeses serbe, por ende e ka te pagjetur, me Kroatet, ky eshte
impenjimi me i madh i dy vendeve, qe mund te jene serish ne prag konflikti. Ne
Kosove, ka ne vazhdimesi disa deklarata se Beogradi, kerkon ndarjen e Kosoves, mundesia
per lufte dhe diplomacy, eshte e dyfishte.
Ndiki i Shqiperise ne NATO, nuk do te
mund te perfshije Tiranen dhe Beogradin ne Lufte, pasi do te gjenden
modalitete, pork y ndikim, mund te verehet ne Shkup. Shqiptaret e FYROM, e
shikojne Shqiperine si shprese per ti mare ne mbrojtje ne rast te nje konflikti
me sllavet, por kjo gje mund te ndodhe edhe per Bullgarine dhe Greqine, qe te
interferojne per popullsite e tyre ne FYROM, duke filluar se pari nje nderhyrje
ushtarake nga ted y vendet nen flamurin e NATO.. Pra, roli I NATO, sado qeveria
Gruevski te luaje me Rusine, eshte vendimtar edhe ne Maqedoni.
Roli i Greqise?
Greqia ka siguruar nje ndikim te fuqishem lidership i vjeter
si vendi NATO dhe EU ne Ballkan dhe ka influencuar qe gjithe rajoni, te
integrohet si ne BE dhe ne NATO, por me kushtet e veta te intersave kombetare. Skema
e ndryshimeve te kufijve ne Ballkan, mund te sjelle ose jo perplasjen me te madhe
te NATO me anetareve te tij, sic mund te jete Greqia me Turqine, ne se te dy vendet,
nuk do te mbyllnin disa perplasje sic eshte Qipro, Deti Egje, Autoriteti i Kostandinopojes
etj. Por roli i Turqise, pas Grushtit te Shtetit dhe Luftes ne Siri, eshte
zbehur edhe nga vete NATO.
Nderkaq, Greqia ka bllokuar anetaresimin ne NATO te
Maqedonise dhe ne BE, ndersa ka siguruar nepermjet nje pakete kushtesh per
Tiranen, nga BE, qe te rise ndikimin e saj gjeopolitik ne Shqiperine e Jugut.
Italia dhe Greqia, mund edhe te risin prezencen ushtarake ne brigjet shqiptare,
per te ndalur trafikun e droges dhe te armeve, ne se BE do te vendose kontroll
me te rrepte ndaj Shqiperise, por edhe nje intervenim, ne rast se vendi perfshihet
nga dhuna, qofte kjo e provokuar nga ndikimet e ISIS, NATO, do te veproje si
ne kete rajon edhe ne Bosnje.
No comments:
Post a Comment