Ndarja e Re Territoriale e
kundershtuar nga popullsia himariote, po pergatit perplasje me pasoja entike,
si shkak i fillimit te punimeve per ndertimin e nje seri fshatrash turistike,
te miratuara nga Qeveria Shqiptare
Zyrtare te larte te Shtetit, jane te
implikuar me kompanite e ndertimit, ndersa ligjet e miratuara kohet e fundit, i
japin te drejte qeverise shqiptare, te mare vendime ne kundershtim me Karten e
Autonomise Lokale, per kontrollin e Territorit Administrative Komunitar.
Siperfaqet e tokave ne te cilen do
te ndertohen keto resurce turistike, kane tituj pronesie himariote, por si
pasoje e mos funksionimit te Programit te OSCE, per “Regjistrimin e Titujve te
Pronesise ne vijen Brefetare Ioniane”, project i financuar nga Bashkimi
Europian, ka deshtuar.
Ne referencen historike, vendi qe do
te ndertohen se paku dy fshatra turistike e Rajonit te Himares, ka qene shkak i
perplasjes etnike midis qeverise se sapokrijuar shqiptare te vitit 1912, dhe
popullsise vendase etnike greke, si pasoje e te ciles, filloi rrebelimi per vete
shpalljen e Autonomies se Epirit te Veriut, dhe njohjes nderkombetare te
Protokollit te Korfuzit te vitit 1914.
Himare. Ndersa popullsia vendase e
Himares, me rastin e festive te Krishtlindjeve, u shperngul masivisht drejt
Greqise, si pasoje e nderprerjes se energjise elektrike per dite me radhe, ne
rrugen e perfunduar, qe te con ne bregun e detit, sapo ke zbritur Llogarane, ne
Dhraleo, jane vendosur me dhjetra panele rrugore ndricues, si dhe jane
rregulluar trotuaret.
Rruga qe te conte ne breg te detit
Jon, e cila deri nje vit me pare, sherbente per disa qindra turiste te huaj te apasionuar me makinat shtepi, eshte
bere “gratis” per te sjelle makinerite e renda te betonit, per te filluar kete
pranvere, ndertimin e dy fshatrave turistike rezidenciale, me kapacitete prej
disa mijera vetesh.(ne gjithe Bredetin e Himares jane dhene 10 leje per
fshatra turistike, te gjithe nga Tirana)
Jane keto dy komplekset e medha te
vendbanimeve te reja perkatesisht “Palasa Village” rreth 200 vile, hotele dhe rezitenca me 100 mije metra katrore
siperfaqe, Kompania XH & M Shpk. i cili është ish-kompania Merkaj Shpk. me
menaxher (përfaqësuesi ligjor) Fatmir Merkaj, dhe “Green House Coast” e Mane TCI me 180 mije metra katrore ndertim, 200 vila dy dhe trikate, hotele dhe oaze, me Perfaqesues
Genc Prizreni, te cilat japin idene e nje qytet i vertete i permasave koloniale
me te pakten 5 mije banore te rrinj, qe i “shtohen” popullsise autoktone me
prejardhje greke te Himares, krahas bashkimit te pavullnetshem me Komunen e Vranishtit, nga Ndarja Territoriale.
Duke analizuar keto rritme ne emer
te zhvillimit te turizmit elitar,, duhet te shtojme faktin se keto leje
zhvillimore, jane dhene ne kundershtim te Kushtetutes se vendit dhe Ligjeve ne
fuqi, per te cilen gjithe siperfaqja e ndertimit dhe titujt e pronesise te
Fshatrave Turistike, jane ne konflikte pronesie me dhjetra familje autoktone
himariote nga njera ane, dhe nga ana tjeter Kompanite e mesiperme te cilat kane
fuqine e pasme te Shtetit Shqiptar.
Te dyja Kompanite, jane ne procese
gjykimi prej dhjetra vitesh, te akuzuara per fallsifikim dokumentash pronesore
nga ana e pronareve autokton himariot por edhe nga Administrata e kaluar e
Bashkise, per te cilen Prokuroria dhe Gjykatat, jane bere simetrike me Qeverine
Shqiptare, duke u vene ne dispozicion te Kompanive te Ndertimit, Kadastra dhe
Hipoteka, te cilat “zyrtarizojne titujt e pronesise, nje seri procesesh
korruptive, per te qene gati te fillojne punen.
Ne vashden e ketij sistemi
korruptiv, Ministria e Trasporteve, aprovoi nje fond rreth 3 milion dollare,
per te perfunduar zgjerimin e rruges, sic e pershkruam me vendosjen e
trotuareve dhe paneleve ndricues, (pa patur asnje banore), duke e klasifikuar
si “Ndertime modern te akseve rrugore te dyta bregdetare ne sherbim te
turizmit.
Pak retrospective.
Qeveria Berisha e vitit 2011,
Miratoi dhenjen me Koncesion te Ndertimit te Fshatrave Turistike te Oligarkut
Mane TCI ne Draleo dhe Perivole, dy plazhet me te medha dhe te bukura te gjithe
Shqiperise dhe Bregdetit Jonian,te Bashkise Himare. Me pas, Qeveria Socialiste
(Bashke me LSI) e sapo ardhur ne pushtet nga zgjedhjet e 2013, shfuqizoi lejen
e Berishes per Fshatrat Turistike, dhe ja aprovoi ne vitin 2014, dhe ne total,
jane aprovuar 10 te tille.
Vendimet u moren pasi Qeveria
shqiptare, ndryshoi kuadrin ligjor, duke I dhene fuqi autoritare Agjencise se
Kontrollit te Territorit dhe duke bllokuar lejet e ndertimit nga Administrata
Lokale. Kjo procedure u quajt shkelje e Kushtetutes se vendit nga Gjykata
Kushtetuese, por askush nuk shqetesohet nga pasojat tekniko ligjore te ketyre
vendimeve.
Nderkaq, sezoni i kaluar veror, u
tensionua per shkak te vendimeve te komunitetit vendas himariot, qe
kundershtonte ndarjen territorial e cila e bashkonte me nje Komune ne very te
saj, me te cilen nuk ka patur asnje lidhje historike, etnike fetare,
shvillimore tregetare etj. Komuniteti basohej tek e drejta kushtetuese Neni
108, pika 2, por vendimet nuk u moren parasysh nga politika e cila votoi pa
deshiren e komunitetit.
Siperfaqet e tokave ne te cilen do
te ndertohen keto resurce turistike, jane pa tituj pronesie, si pasoje e mos funksionimit
te Programit te OSCE, per “Regjistrimin e Titujve te Pronesise ne vijen Bregetare
Ioniane”, project i financuar nga Bashkimi Europian, per Regjistrimin e titujve
te Pronesise nga Llogara deri ne Xare (Bregdeti Ionian i Shqiperise). .
Popullsia e Himares, Komuniteti
Himariot vendor autokton, historikisht perbehet prej 86% greke dhe 14%
shqiptare, me religjionme fene orthodokse prerendimore. Nje popullsi qe shkon
deri 20 mije banore, qytetaret e te ciles kane tri nenshtetesi, shqiptare,
greke dhe amerikane.
Pak Histori….
Ne referencen historike, tereni
vendor qe do te ndertohen keto dy fshatra turistike ne Draleo, ka qene shkak i perplasjes
etnike midis qeverise se sapokrijuar shqiptare te vitit 1912, dhe popullsise
vendase etnike greke himariote, si pasoje e te ciles, filloi rrebelimi per vete
shpalljen e Autonomies se Epirit te Veriut, dhe njohjes nderkombetare te
Protokollit te Korfuzit te vitit 1914. Popullsia epiriote greke, e cliruar prej
pushtimit Otoman, nuk i njohu vendimet e Fuqive te kohes, per te perfshire
Rajonin e Himares, brenda territorit autonom te Shqiperise, duke krijuar keshtu
nje kryengritje te armatosur.
Perplasja e pare armatosur ndodhi per
shkak te mbrojtjes se tokave dhe kullotave prej banoreve te Dhermiut, sipasoje
u vra Kryetari i Keshillit te Dhermiut, e cila ishte pjese e Administtrimit
Autonom te Himares me Komandant Spiro Spiro Milo. Ky shkak, solli kryengritje
te pergjithshme ne gjithe zonen ku sot quhet Jugu i Shqiperise, nje siperfaqe
prej 5.5 mje Km2,, e cila me vone u vetshpall ne shkurt te 1914, si Krahina Autonome
e Epirit te Veriut, ndersa ne Maj te 1914, Fuqite e Medha njohen Republiken
Autonome te Epirit te Veriut, nen “Protokollin e Korfuzit”.
E tanishmja……….
Demonizimi i Himares, Himariotofobia
si pjese e Helinofobise, eshte kthyer ne nje makth per opinionin shqiptar, nga
politikat mediatik berese te spektrit politik shqiptar, e koncentruar ne
vendime arbitrare qeverish, ndaj qellimeve per te grabitur pasurite e
himarioteve. Gjendja jo e favorshme dhe e pafuqishme e shtetit grek, si pasoje
e krizes ekonomike me Trojken, per te reaguar prej ngjarjeve dhe vendimeve qe
po ndermeren kunder Himares, ka cuar ne nje rritje histerike nacionaliste,
kunder standarteve demokratike ten je shteti qe eshte anetar I NATO dhe
pretendet per ne Bashkimin Europian.
Qeverite Shqiptare, te te gjitha paleve dhe ngjyrimeve
politike, kane neshkruar nje Pakt koordinues te strategjise Kombetare te
Shtetit, per Rajonin e Himares, (sic tregoi edhe dy vendime nga dy qeveri te
konsideruara armike me njera tjetren per te ndihmuar oligarket shqiptare ne
Himare) e cila konsiston ne nje strategji asimilimi te popullsise vendase
autoktone greke, duke mare si shembull edhe ngjarjet ne Kosove. Ne kete
strategji, eshte vendosur te krijojne kushte te favorshme ligjore me support shteteror,
qe ne emer te Zhvillimit te Turizmit, te mbeshtesin oligarket shqiptare, te
grabisin tokat dhe pasurite qe i takojne popullit himariot.
Konkluzione………
Analizat te cojne ne nje perfundim
te dhimshem dhe me pasoja te renda per shtetin shqiptar, per ate qe po ndodh ne
Himare. Megjithe aktivizimin e pjeses inteligjente te Komunitetit dhe Diaspores
Himariote ne ndihme te Shqiperise, vecanerisht ne USA, per takime te nivelit te
larte, qe jane bere publike, ne edicionet e SManalysis, medias shqiptare dhe
ate nderkombetare, perpjekjet diplomatike kushtetonjese dhe ligjore, ne
kontekstin e dhunimit te lirive dhe te drejtave te njeriut ne Rajonin e Himares,
po u vine ne limitet e fundit.
Shqiperia ka shkelur disa here
Kushtetuten ndaj popullsise himariote, duke dhunuar ne menyre sistematike te
drejtat e lirise mbi pronen, mbi identitetin etnik religios dhe historic, ka
shkelur te drejten e riorganizimit te Ndarjes Territoriale, ka shkelur
Kushtetuten e vendit per te drejten e pronesise se trasheguar, ka shkelur
Konventat Nderkombetare te Mbrojtjes se Minoriteteve, ka shkelur Karten e OKB
te lirive humane dhe civile, ka shkelur Kushtetuten per kopetenvat qe i jep
Administrimit Pushtetit Lokal, duke arritur te jete ne nje nivel konflikti me popullsine
e Himares.
Menyra arbitrare, e shoqeruar nga arrogance
e lidereve te shtetit shqiptar,, per te cilet burime mediatike thone se jane te
perfshire ne afera korruptive dhe bashkepronare ne fshatrat turistike qe po
ndertohen ne Draleo te Himares, nen influencen mediatike te interesave te
oligarkeve qe jane drejteperdrejte te perfshire ne Demonizimin e “Ceshtjes
Himara”, ka sjelle nje situate alarmante te nje shperthimi te konfliktit ethnic
me pasoja te rrezikshme per stabilitetin e shtetit shqiptar.
Ne Himare, qeveria shqiptare, mbi
tokat e himarioteve,po pergatit te ndertoje qytete te reja, ne emer te
zhvillimit turistik, qe ne gjuhen e konflikteve nderkombetare quhet popullsi e
imponuar kolone, ndaj nje popullsie autoktone kompakte religioze etnike, fetare
dhe historike, me qellimin e vetem, per te ndryshuar perberjen e popullsise dhe
shnderimin e saj te dhunshem, nga ajo greke, ne shqiptare (Rasti i qytetit te
Sarandes, Ksamilit, Kakomea etj.).
Agjencite dhe institucionet nderkombetare
prestigjioze qe monitorojne kete situate ne Shqiperi, sic jane NATO, OSCE dhe
BE, nuk duhet te qendrojne indiferente te nje eskalioni me pasoja etnike, e
cila mund te perfshije dy vendet anetare te NATO, Greqi - Shqiperi,mund te
sjelle pasoja te paparashikuara ne te ardhmen..
No comments:
Post a Comment