SManalysis
Stavri Marko
Ndersa europa politico ekonomike eshte ne flake nga zjarri Grek i Tsipras, si gjithmone, ne nje kendveshtrim anadollak, politik beres mediatike ne Shqiperi, prisnin te thuhej nje fjale per Camerine, emigrantet dhe kursin europian te Greqise per te ndihmuar Shqiperine ne BE...........
Zgjedhjet e parakohshme greke, I rriten autoritetin dhe
prestigjin Greqise se neperkembur nga bankieret dhe hierarkia politike se
europes, dhe vecanerisht, reagimi I shume forcave politike sit e majta por edhe
te djathta, sic eshte rasti Mari Le Pen, e cila nxitoi e par ate pershendeste
fitoren e Syriza si nje vullnet I demokracise greke. “Greqia nuk mund te mbaje
mbi shpine nje borxh kaq te madh, per te cilen politikane te papergjegjshem
(nenkupto PASOk –ND qe e udhehoqen Greqine ne keto 5 vite drejt gremines)
votuan marveshjen me Trojken. Ne do ta heqim ate,,, eshte shprehur deri ne fund
Aleksis Tsipras.
Per Greqine, klasa e perkedhelur e djemve te politikaneve,
deshtoi. Ne plan te pare, djali I mitit te socialisteve greke Andreas, Giorgos Papandreou,
doli i pari ne rruge, por pas tij edhe Venizelos, Pangalos, Bakogianis, apo te tjere, te cilet ngelen ende ne politike, krejtesisht fajtore dhe pergjegjes
per gjendjen ekonomike te nje prej vendeve me te pasura te europes. Ne kendceshtrimin tjeter, Tsipras, nje djale
nga Epiri, behet per here te pare kryeministeri me i ri i Greqise. Ai udhehoqi
nje proteste te thelle social ekonomike ndaj oligarkeve, bankiereve apo edhe
vete mitit te spektrit politik “ultra te majte” , nje factor me shume per ti
kthyer histories se perplasjeve politico luftarake te Greqise mes te majteve
dhe te djathteve ne ekstrem.
Europa, sigurisht do te ndjeke mitin Tsipras, te majte dhe
te djathe, per te kundershtuar formen erenimit ekonomik dhe social te euros por
edhe varferine, prespektiven e zynte te te rrinjve, papunesine e rritur apo
inflacionin galopant. Me nje fjale shtrihet pyetja: a do te ndikoje miti Tsipras
ne stabilitetin ekonomiko financiar dhe politik te europes?
Le ti shikojme. Te pakten Italia, Spanja, Portugalia,
Irlanda apo edhe Franca e shtrenguar ne masat anti terroriste, do ta kete te
pashmangshme rritjen e protestave sociale por edhe lindjen e koalicioneve dhe
forcave politike, per te nderuar gjendjen e Europes. Qe ketej, fillon nje start
I ri ekonomiko politik I euriopes.. Keto levizje, mund te shnderojne europen ne
nje kaos financiar te renimit te tregjeve si pasoje e levizjeve majtiste,
ndersa nje dalje e Greqise nga euro, mund te shprebeje politikisht mitin e
europes se bashkuar.
Nje Tsipras, I pritur ne Shtetet e Bashkuara nje vit me pare
si majtist “dikur non grata”, pastaj nje pritje disa oreshe nga Papa I Romes,
si dhe takimet e perhershme me Merkel, nuk do te thonin pak per ate qe priste
europen neser dhe me mberritjen e Tsipres, koha bent e veten. Europa duhet dhe do te ndryshoje..
Cili eshte ndikimi I fenomenit Tsipras ndaj Shqiperise?
Sic e kishim
parashikuar, ne Tirane, si gjithmone, ne
nje kendveshtrim anadollak, politik beres mediatike ne Shqiperi, prisnin te
thuhej nje fjale per Camerine, emigrantet dhe kursin europian te Greqise per te
ndihmuar Shqiperine ne BE. Kjo ishte te
pakten nje rezyme e disa sondazheve qe u zhvilluan nga mediatik beresit
shqiptare, te cilet Tsipren, e shikojne nga kendveshtrimi I tyre obscurantist si
thjesht force e ekstremit te majte, apo me keq si parti komuniste ose simotra e
tyre ne Shqiperi. Por perderisa europa e pranon Tsipren si lokomotive zhvillimesh
dhe reagimesh politico financiare, natyrisht lind pyetja, pse Tirana eshte kaq
indiferente nga djaloshi epiriot qe do te formoje qeverine greke, kur shoqeria
shqiptare, klasa politike, inteligjenca dhe gjithe faktoret e tjere, kane cfar
te mesojne nga Tsipras, populli grek qe e votoi ate, perderisa vete europa u
ndodh ne befasi dhe pranon te negocioje me programin e tij?
Ne plan te pare, asgje s`mund te mos ndodh ne mardhenjet
Shqiptaro Greke, por ne se do te analizonim fenomenin Gorbacov te vitit 1989
dhe ndikimi I tij ne Lindjen europiane dhe me ne fund ne Shqiperi, sigurisht
koha do ta tregoje ne se majtisti Tsipras, te cilen e kane admiruar me miliona
europiane te rrinje per menyren e sjelljes komunikimit, dialogimit dhe perballjen me te fortet e
perhershem europian, do te sjelle dicka te re?.
Do te ndodhe, sepse nuk eshte me ai “greko mascara”, sozia e
te ciles eshte perhapur kaq shume ne shqiperine nacionaliste brenda dhe pertej
kufijve natyrale apo shteterore, qe nepermjet valeve mediatike apo protestave
politike nuk lene gje pa thene per greket si “hellinofobi”, qe ishte nje nga
popujt me te urryer dhe tashme “na u be” shpetimtare I europes. Shqiperia kaq e varfer ne mentalitet, ne
shoqeri, ne ekonomi , me kriminalitet dhe korruspion te madh dhe ne mundesite e
varfra creative per te ndertuas shtetin, ka cfar te mesoje nga “Hellinofobia” e
demokracise greke.
Shqiptaret mund te mesojne nga vendi ku ka lindur demokracia
si te protestojne ndaj oligarkeve dhe qeverive anti sociale thellesisht te
korruptuara, si te organizojne sindikatat nga sindromi grek, si te heqin
politikanet e kriminalizuar qe mbajne peng kete vend, si te menazhojne burimet
e tyre jetesore dhe ekonomike, si te zhvillojne zgjedhje te ndershme dhe
demokratike, si te zhvillojne fushatat elektorale dhe institucionalizmin e
respektit ndaj kundershtarit, si te kene nje polici dhe rend te depolitizuar, si
te kene nje ushtri te forte dhe e afte te mbroje vendin, si ti luten zotit dhe
te falenderojne Greqine qe ka mbajtur 1 milion shqiptare, qe sot jane pjesetare
te spektrit poklitik grek, dhe qe mbajne ekonomine shqiptare, por ne vend te
misherimit te ketyre vlerave demokratike, nga ana tjeter, kerkojne te shuajne
cdo mardhenje sociale dhe politike me hellenet, nen dogmat e nacionalizmit dhe
iredentizmit.
Imagjinoni vemendjen dhe ndjeshmerin e opinionit europian,
gjate kesaj jave, ne plan te pare kishte zgjedhjet ne Greqi, nga te cilat
rrjedhin ceshtjet e mbijeteses se Bashkimit Europian, ndersa ne Shqiperi, ne
kufi me Greqine e Tsipras, mbizoteronte klima e Laboratorit te Xibrakes,
Shtepia me Gjethe, Bombat e tritolit, futemi sfutemi ne zgjedhje, tapite e
legalizimit,,, etj etj…
Ndryshim i madh: populli grek i "rilindur" i vendosur me voten
qe dha (mire apo keq koha do ta tregoje) me kaq madheshti, po bind europen se
edhe kriza ka nje kufi,,,por ne Shqiperi, per sa kohe do te ekzistoje thenja “popull
qe dhjet atje ku e ze” ndryshimin nuk e shikon tek vetja, por tek te tjeret…...
No comments:
Post a Comment