Friday, November 17, 2017

LIGJI 7501 “QE PO SHUAN HIMAREN” DHE ALEANCA E RE, USA – BE, NE MES



Stavri Marko

Qe ne fillim, na duhet te themi tri gjera:

1. Ligji 7501 i votuar nga Parlamenti I Shqiperise (PS dhe PD bashkuan votat) sot po shtyhet edhe… 6 muaj te tjere, me qellim qe te Lajne Hesapet me “Himaren”, pasi eshte ei vetmi Territor I kontestuar ne Shqiperi, pamvaresisht rjedhojat e saj tragjike
.
2. Peticioni i familjeve himariote drejtuar Keshillit te Europes (familje kyesisht nga Diaspora) ne nje kendveshtrim diplomatic USA - BE.

3. Masakra mbi territorin ne Himare ne emer te Ligjit 7501 ne te cilen Oligarket dhe mafia e pastrimit te parave, kane perdorur implikimet ligjore per ta mbeshtetur kete ligj, ne kundershtim te Kushtetutes se vendit dhe Te Drejtes Nderkombetare.

Parlamenti i Shqiperise, nje jave me pare, ne qetesi dhe pa kundershti, ka shtyre edhe per 6 muaj te tjere zbatimin e Ligjit 7501, duke dashur te mbylle nje kapitull te lodhshem, ne zbatimin e reformes se prones private, nderkohe qe ne praktike, filetot e fundit te territorit me te pasur sic eshte Himare, duhet ti jape fund. Nga kjo levizje “perfundimtare dhe vdekje prurese”, Shqiperia politike, po kryen nje krim ndaj himarioiteve, e cila nen emrin e Strategjise per Turisem, po tjetersen territorin, historine, culturen, vlerat humane dhe ne fund, larje hesapesh me Himaren duke kryer Pastrim Etnik. Himariotet e lodhur apo te kompromentuar, vone po e mesojne se ky ligj, jo vetem po i shproneson, shtetezon, manipulon, apo i diskriminon, por ka sherbyer si trampoline, per te grabitur troje dhe territore te permasave te medha, per te ndertuar resorte apo vila per shitje, pallate apo hotele te natyres klasike mafioze, mbi tokat e tyre. Ky Ligj, mban te cimentuar politikisht nje qendrim hipokrit te dy forcave politike PS dhe PD, per te cilen lidershipi i organizates greke, gabimisht, kerkon te vendose cengelin sa here qe priten zgjedhje dhe jo te gjeneroje forca per te unifikuar faktorin himariot. PS vepron ne praktike duke paisur me tapi, rreth 300 qytetare jo himariote, dhe duke ndertuar resorte mbi prona te kontestuara, ndersa PD genjen, mashtron dhe hap krahun, per aleance diplomatike me Omonia, apo per interesa te ngushta edhe me Greqine, duke mos harruar se ne zgjedhjet e kaluara, PD propagandoi se do ta hiqte Ligjin 7501, por doli qe ishte mashtrim. Ne kujtese te ketij procesi, na duhet te kujtojme se OSBE, ka anulluar nje Regjistrim te Pergjigthshem te titujvete pronesise ne Rajonin e Himaren ne vitin 2011, sepse gjate procesit, pati kundershtime te forta nga banoret per Ligjin 7501, gje e cila e detyroi BE, si financues i ketij projekti, te detyronte Shqiperine qe te plotesonte nje nga kriteret qe ende eshte sot si 5 pikat kuce, te drejten e prones se trashegueshme me Kushtetute.

…………………..

Pak dine qe zhvillimi i nje Peticioni on line, mbi ligjin 7501 nga familjet himariote, ka mare kujdesin maksimal nga Institucionet Europiane ne te cilen eshte drejtuar. Qytetaret himariote, sot jane 95% me nenshtetesi europiane greke dhe amerikane, ndersa per dy vite rresht, Ceshtja Himara, eshte future si prioritet i pare, ne nje rang nderkombetar rajonal, aq sa shqetesimet qe rjedhin prej grabitjes dhe tjetersimit te territorit me vlera europianiste, prej Mafias se Pastrimit te Parave te Pista, dhe prishjes se balancave etnike, perben nje ceshjte shume serioze si ne Washington dhe ne Bruksel. Kemi dy aspekte: A. Qytetaret amerikano himariote, rreth 800 familje, kane kerkuar Departamendit Amerikan, te vere ne zbatim Marveshjen Shqiperi - USA, te vitit 1995, midis Mbasadorit Jozef Lake dhe Z/Vendes Kryeministrit te Shqiperise Dylber Vrioni, per “Garantimin e te drejtes se pronesise se qytetareve me nenshtetesi amerikane”. Per kete pjese edhe pse me premtime te medha, Ambasasdori i USA ne Tirane Donald Lu, eshte “kujtuar me vonese”, megjithe premtimet qe ai ka bere, perpara se te vinte me mission diplomatic ne Tirane. Me te gjitha justifikimet qe mund te hase kjo teme, eshte e pa shpjegueshme, perse Lu, nuk ka ndermare asnje inisiative, per te zgjidhur ceshtjen e prones ne Himare, dhe per me teper, faktet ne praktike, flasin per nje gjendje me keq te renduar, ne te cilen jane lejuar ndertime dhe resorte mbi pronat e qytetareve amerikane, ashtu sikunder edhe ish homologu i tij grek Rokanas, qe ne menyre te drejteperdrejte, ka qene i implikuar me oligarkun qe po derton ne Draleo te Himares. Ceshtja duhej shtruar: “mire nuk po na ndihmoni per te drejten e pronesise, por pse i lejoni te ndertojne Mafia Shqiptare mbi pronat e qytetareve te cilet paguajne taksa dhe ruajne parametrat e shtetit te se drejtes si ne Europe dhe ne USA?

B.  Nga ana tjeter qytetaret europiane, me nenshtetesi greke te Himares, jane pjese e pergjegjesise direkte te Athines dhe Brukselit. Ne nje dalje publike, nje muaj me pare, Ministri i Jashtem Grek nga Brukseli Niko Kotzias, deklaroi se “Komuniteti Grek dhe prona e tyre ne Shqiperi, eshte ne kujdesin e drejteperdrejte te Greqise, dhe per kete shkak, Shqiperia do te duhet te perballet me Veto” nga ana e jone ne Bruksel”. Por pergjegjesi kryesor qe mund te jape shpjegime drejtuar Tiranes, eshte nje zonje, e cila vjen nga Diplomacia Kroate ne Bruksel., Vllahutin. Zonja Vllahutin, mesa duket harron se ne vendin e saj standartet e prones dhe te territorit jane te paprekshme, po ti kujtojme ketu Territorin Konfliktual te Pirinit mes Kroacise dhe Sllovenise, qe per nje gardh, eshte penguar disa vite rresht anetaresimi I Kroacise ne NATO dhe BE nga Veto e Sllovenise, ndersa per qytetaret europiane himariote me nenshtetesi greke, as qe mundohet te nxjere nje fjale, ndonese himariotet paguajne taksa edhe per rrogen e saj nga Brukseli edhe per Vilen qe po perflitet per korrupsion pikerisht ne territorin e famshem te Oligarkut qe po pushton Himaren. Mos valle edhe z. Vllahutin, i pelqen qe te perdore fabulen e famshme te Kryeministrit te Shqiperise Edi Rama, se “Himara, eshte nje problem, sic do pjese e Shqiperise, nga veriu ne jug, dhe skemi pse ta vecojme ate nga problemet, qofte dhe te prones”?

………..

Ne Kavaje, po behet nami, po arrestohen me dhjetra zyrtare, qe u paskan dhuruar dhjetra qytetareve, farefis kryebashkiakesh, toka me Ligjin 7501. Ata kishin hipotekuar plot hectare ne emer te Ligjit 7501 dhe e kishin shperndare fshatce nga Bashkia. Zinxhirit te garancise se kesaj prone, i jane shtuar nje seri ligjesh, si ai I noterise, tokes bujqesore, shtetezimit, kullotave, ndarjes territorial dhe deri ne Hipoteke. Per kete shkak, kishin debuar edhe te vetmin Investitor te huaj, bile e kishin rrahur derisa e hipen ne avion. Arrestimet do te vazhdojne thote media, prokuroret nuk mbahen anembane Shqiperise. Por e njejta skeme mesaduket funksionon bukur paster dhe qarte edhe ne Himare, por jo te gjitha. Ne Himare me sebepin e Ligjit 7501 para dy tri vitesh jane shperndare me te njejten skeme, toka te cilat kuresesi ishin bujqesore dhe u shiten ne doren e dyte, me ane te seksereve, per te patur ne dore te sigurte tapine nga hipoteka dhe per te filluar investimet bazuar ne Planin e Ri Urbanistik te miratuar ne Kuc.

Zyra e Hipotekes ne Vlore, gjysma e godines, e fryer me grabitje, vjedhje dhe mbivendosje pronash, eshte e Himares dhe shume prej drejtuesve te saj, kane perfunduar ne burg. I fundit, ka shperndare 270 tapi me qytetar jo himariot dhe me mungese te origjine se dokumentacionit te prones, por sherben si shkak per te ndertuar me leje qe kontrollohen nga Tirana. Gjendja eshte alarmante dhe sipas Reporter Birn, Resortet e ndertuara, nuk e justifikojne origjinen mbi pronen, edhe pse menaxheret e tyre, pranojne se kane lidhur marveshje paraprake dhe jo shitje me pronaret e pretenduar. Ne kete aspect perfundimtar, Himara (me qytetari europiane dhe amerikane) si do ti veje fundi, ne nje kapitullim drejt se panjohures, drejt nje  konflikti etnik me permasa gjeopolitike, apo me nje zgjidhje energjike dhe te menjehershme, per te ndalur makinen e pastrimit etnik dhe diskriminimin ndaj ketyre qytetareve europian amerikane, te cilet ne Shqiperi, po trajtohen si qytetare problematike, per te vetmin arsyje se mbrojne territorin e trasheguar ne shekuj autonom dhe te ardhmen e femijeve te tyre?

Dhe ne fund, le te imagjinojme, se cfar mund te ndodhe ne se himariotet, heqin dore nga pasaporta shqiptare, dhe vendosin te mbajne europiane dhe amerikane per te fituar aleancat dhe te drejtat e tyre historike per ti mbijetuar vlerave te trasheguara kristiane dhe autonome?

No comments: