Tuesday, February 7, 2017

Jo shkëmbimit të territoreve me Kosovën



Kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka komentuar dy ditë më parë prishjen e murit në Mitrovicë, duke lënë të kuptohet se dikush po tenton të ndajë serbët e Kosovës nga Beogradi. Sipas tij muri duhej prishur një ditë më parë nga sa ndodhi, por diçka e ka penguar atë.
Jam ende konfuz dhe kurioz që nuk kam marrë ende një përgjigje se përse nuk u bë gjithçka në po atë mbrëmje. Jeni I bezdisur nga Beogradi? Dakord, thoni që jeni i bezdisur nga Beogradi. Pse po korruptonit deputetë të Listës Serbe në Kosovë? Sepse ju donit t’i ndani ata nga Beogradi? Nuk e rekomandoj një gjë të tillë, nuk do fitoni”, tha Vuçiç.
Nuk dihet kujt i adresohen këto fjalë, por ngjan se kryeministri serb po hamendëson për përpjekje për të shkëputur serbët e Kosovës nga ndikimi i Serbisë. Një ditë më pas nga prishja e murit përfaqësues të serbëve të Kosovës folën për një mur të ri, çka bie ndesh me marrëveshjet mes dy vendeve.
Lidhur me shkëmbimin e territoreve, propozuar nga kongresmeni amerikan Dana Rohrabacher, Vuçiç tha se ai “është i afërt me lobin shqiptar” dhe se këto “janë disa përpjekje për të arritur zgjidhje të tjera. Kushtetuta flet qartë për integritetin territorial”.
Unë nuk pres asgjë nga shqiptarët e Kosovës”, shtoi ai.
Respublica.al

No comments: