Monday, February 6, 2017

Akuzat jo vetëm nga Fronti i së Keqes/Arqipeshkvi Massafra: "Njerëzit mbajnë armë, sepse shteti nuk i mbron".



Ministri i Brendshem i Shqiperise, Tahiri hasi për herë të parë në një këndvështrim tjetër të çështjes së armatosjes së shqiptarëve, kur Arqipeshkvi i Shkodrës i tha se njerëzit kanë frikë.

"I bëj thirrje që të dorëzojnë armët, por edhe shteti duhet të jetë më i fortë dhe të mbrojë qytetarët në mënyrë që të mos kenë frikë dhe të mos mbajnë armë”, është shprehur Arqipeshkvi i Shkodrës, Angelo Massafra gjatë takimit në fshatin Dajç.

Imzot Angelo Massafra shtoi se njërëzit nuk janë të sigurtë, ndërsa ministri iu përgjigj se kjo nuk është arsye që ata të mbajnë armë.

No comments: