Rama, Express Orient
"Por nuk duhet nënvleftësuar se si Tirana dhe Athina, përplasen jo
thjesht për kufirin ndarës shtetëror, për rezervat e naftës ose të gazit, për
tokat e camëve ose të grekëve në jug, por ndoshta…për një kufi asnjëherë i
ratifikuar në 100 vjet, që ndan një rajon, një histori, një federatë, një bashkim, ndoshta, atë të Epirit(?)"
Stavri Marko
Ne nje lëvizje sa diplomatike aq edhe Gjeopolitike,
Kryeministri i Shqiperisë Edi Rama, perfundoi një vizitë inconjito në Maqedoni.
Nxitimi për të takuar krerët shqiptarë ne vecanti dhe kolegun maqedonas
Gruevski, ndodhi menjëherë pasi Rama u njoh me pretendimet e Presidentit Grek
Papoulias në Tiranë. “Duhet të rruajmë Maqedoninë nga ndonjë tendencë përcarëse
me pasojë shkatërrimin e saj”. Misioni express i Rames, i dha një shtysë të
fortë kryeministrit shqiptar, për ti dhënë atij një rol më të rëndësishëm në
ballkanin jugperëndimor, këtë radhë në Maqedoni. Pse ky nxitim në Shkup i Ramës?
Stabiliteti I Maqedonisë është shumë i rëndësishëm për
rajonin, këtë e dinë të gjithë që nga krijimi i saj në vitin 1991. Vetëm për
shqiptarët, janë zhvilluar tri Regjistrimke popullsie, pasi pretendimet e tyre
kishin të bënin me fallsitete të dhenash nga Shkupi. Për të drejtat e tyre, janë
zhvilluar beteja nga grupe të armatosura shqiptarësh dhe autoriteteve
maqedonase, e cila solli në vitin 2001, “Marveshjen e Ohrit”, me disa dhjetra të
vrarë. Sot ky problem vazhdon dhe ngrihet si ceshtje e te drejtave te
shqiptareve. Ndërkaq, Rama si përherë cdo Kryeministër shqiptar, i kujtoj
autoriteteve të Shkupit se Marveshja e Ohrit duhet të zbatohet, por edhe duke përgëzuar
Gruevskin dhe qeverinë e tij, si factor paqeje dhe stabiliteti në Rajon.
Goditjen e pritshme greke, sic e quajnë në Shkup, propozimin
e emrit Republika e Slalvo Shqiptaro Maqedonise, në të cilën Tirana dhe Shkupi,
kanë interesa rajonale vecanërisht të Aleancës Perëndimore, duan ta eleminojnë
pa zhurmë, me takime intensive mes shqiptarëve dhe maqedonasve. Për këtë
Gruevski bëri edhe një shoë me një shqiptar qe e kishte qëlluar me vezë në
Tiranë disa muaj më parë. Ndërsa në Tiranë, nacionalistë shqiptarë
të Aleancës Kuq e Zi, i gjobisin për fyerje ndaj Maqedonasve në Shqiperi.
Daniel Server analist i cështjeve të sigurisë në Ballkan, në një deklaratë nga Washingtoni,
akuzonte si provokimin sipas tij të propozimit të emrit të ri për Maqedoninë të
mediatorit Matew Nimitc, nga ana e Athinës, duke thënë se Greqia kërkon
destabilizimin e Maqedonisë dhe gjithë ballkanit, duke future në përplasje
shqiptarët dhe maqedonasit. Me pak fjalë, Rama nxiton me expresin e tij të
bashkojë fillimisht shqiptarët “armiq me njëri tjetrin” dhe pastaj ti thotë
sllavo maqedonasve se jemi miq dhe shtetformues në Maqedoni dhe se interesat e
Tiranës nuk janë separacionet, Iliriada dhe as edhe Shqiperia e Madhe, por
bashkëjetesë brënda aspiratave europiane dhe NATO.
Nuk ka se si bëhet ndryshe, përderisa
Rama deklaronte se me “Shtetet e Bashkuara, Shqiperia do të jetë në cdo front
brënda dhe jashtë”. Por allias, kjo thënje e Ramës, kuptohet se me “grekët SHBA-të, mos vallë kanë larë duart nga aleati
më i vjetër i ballkanit dhe tani janë ngjitur me shqiptarët”, ndërsa si Greqia
dhe Shqiperia, brënda NATO, i kanë hapur telashe njëri tjetrit, për kufirin?
Kurrësesi Jo.
Por nuk duhet nënvleftësuar se si Tirana dhe Athina, përplasen jo
thjesht për kufirin ndarës shtetëror, për rezervat e naftës ose të gazit, për
tokat e camëve ose të grekëve në jug, por ndoshta…për një kufi asnjëherë i
ratifikuar në 100 vjet, që ndan një rajon, një histori, një federatë, një bashkim, ndoshta, atë të Epirit(?) Llafe pazari do të thoshte dikush. Por expresi
Rama, nuk ndalet. Pas Shkupit, Kryeministri shqiptar, pritet të vizitojë
Kosoven, në Prizren, një tjeter ndalesë me karakter historic, nacionalist dhe
gjeopolitik, një tjetër hap, një tjetër betejë, paralelisht me “albanofobinë e Berishës”,
të lënë përgjysëm.
No comments:
Post a Comment