Sunday, November 19, 2017
Takimi me Diplomatet dhe Diasporen, Edi Rama: "Dhemb per Dhemb" politikat tona me Athinen.
SManalysis
Edi Rama: Greqia është mësuar keq, por ne s’do heshtim për çështjet historike mes dy vendeve
Por nga ana tjeter, Banka e Gruas se tij ABI, blen NGB te Greqise, duke terhequr vemendjen se me Greqine bejme edhe bisnes...
Vetem pak dite me pare, Banka e shume folur ne Shqiperi, ABI e cila i perket gruas se Kryeministrit te Shqiperise, mbaroi procedurat e blerjes per NGB Banken Kombetare Greke, flet qarte se Kryeministri Bussinesman i Shqiperise, nga njera ane po kryen Pastrimj Etnik ndaj grekeve ne Himare, dhe nga ana tjeter, me shtetin grek, bene bisnes, u blen Banken Kombetare.
Pasi ka vënë theksin se marrëdhëniet me Greqinë janë të një rëndësie strategjike, kryeministri Edi Rama në Samitin e Diplomacise dhe diasporës në Shqipëri, e ka bërë edhe një herë të qartë se qeveria e tij është e vendosur dhe nuk tërhiqet pa gjetur zgjidhje për problemet dhe çështjet e mbetura të hapura historike pa zgjidhje mes Athinës dhe Tiranës.
Nderkohe, ai ka nënvizuar se teksa këto debate lindin në varësi të humorit të politikës në Athinë, tha edhe se për një kohë të gjatë Greqia po mashtron me bashkëbiseduesit shqiptar që kanë bërë sikur nuk kuptojnë lojen e tyre.
“Strategjite tona dhe marrëdhëniet me Greqinë janë të një rëndësie të madhe, jo më kot ka qenë dhe mbetet një linjë e palëvizshme e politikës sonë të jashtme, partneritet strategjik me Greqinë, por nga ana tjetër është po aq e vërtetë që këto marrëdhënie sot kanë nevojë për t’u ngritur në një nivel tjetër duke kapërcyer disa …cështjet e mbetura.
Eshte ngritur një grup special dhe kemi ofruar gatishmëri të plotë që bashkë me palën greke të ulemi në tryezë dhe të diskutojmë hapur me shpirt nga e ardhmja, duke u bazuar në standartet dhe parimet evropiane këto çështje.
Me tej Rama vazhdon:
Megjithate Shqiperia do mund t’i kapërcejmë këto pengesa që nuk janë në të mirën e kësaj marrëdhenië miqesore dhe strategjike që kemi me Greqinë.
Po nderkohe e kemi bërë të qartë që s’kemi ndërmend të heshtim të bëjmë sikur s’kuptojmë dhe aq më pak ti nënshtrohemi fakteve të kryera.
Gjtae gjithe kohes, fqinjët tanë u mësuan pak keq që këtu në Tiranë të kishin bashkëbisedues të nënshtruar të heshtur që bënin sikur s’kuptonin kur fjala ka qenë për cështje që s’mund të anashkalohen dhe s’bëjmë dot sikur s’ekzistojnë.
Eshte shume e njohur fakti qe, cdo shqiptar i interesuar për këtë marrëdhënie i dinë se cilat janë. Mendojmë se për secilën ka zgjidhje në një frymë bashkëpunimi dhe respekti për standartet dhe parimet e familjes sonë të madhe.
por nga ana tjetër e kemi vënë re herë pas here që cështjet rimarrin një peshë të caktuar dhe bëhen pegesë për arsye që janë të lidhura me situatat politike, debatin e brendshëm, konsumin e brendshëm politik posacërisht në Athinë.
Ka nje fakt shume te rendesishem që ne i kemi shtruar të gjitha në tavolinë e kemi bërë të qartë për fqinjët tanë se këto janë cështje që ne s’kemi ndërmend t’i kapërcejmë duke i lënë pas të pazgjidhura që pastaj t’i gjejmë prapë të pazgjidhura..zgjidhje te parimi i reciprocitetit”, tha Rama.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment