Tuesday, November 21, 2017
Incidenti i Norvegjisë/Turqia shikon përgatitjen e një sulmi ushtarak nga NATO në vitin 2018
Incidenti që ndodhi në Norvegji gjatë stërvitjes së NATO-s, “Trident Javelin” po shfrytëzohet nga Turqia për të vënë në dukje rrezikun që Aleanca përfaqëson për sigurinë e vendit. Përveç deklaratave të presidentit Erdogan dhe atyre të zyrtarëve të tjerë turq, duket se incidenti po sillet në vëmendje si një moment mbi të cilin Ankaraja po reflekton se çfarë duhet të bëjë më tej me qëndrimin ose jo në NATO.
Gazeta Yeni Safak që është pranë presidentit turk, shkruan se stërvitja dhe skenari i përzgjedhur flasin për një imitim të sulmit ndaj Turqisë.
Ndonëse po përpiqen që plani të prezantohet si në incident që ishte rezultat i veprimeve individuale, ai shërben për qëllime më të mëdha: përgatitjen për një operacion kundër Turqisë. Vendi armik në skenarin e stërvitjes në Norvegji ishte imagjinuar me emrin “Stolken”. Një teknik në ushtrinë norvegjeze e vendosi portretin e Ataturkut listën e liderit armik, si diktator i Stolken gjatë një ushtrimi stërvitor kompjuterik. Skenari përfshinte gjithashtu një skenar lufte që shpërtheu për shkak të përmbajtjes së postuar nga lideri i Stolken në mediat sociale.
Hapja e një llogarie false nga një ushtar norvegjez me origjinë turke ishte pjesë e skenarit. Oficeri hapi llogarinë falese me emrin “RTerdogan” dhe identifikoi Erdoganin si armikun dhe e portretizonte atë si armikun e NATO-s që gjoja bënte marrëveshje që dëmtonin NATO-n shkruan gazeta.
Titulli i shkrimit është “NATO sulmon Turqinë në vitin 2018” dhe shkrimi konsideron se ngjashmëritë mes Stolken dhe Turqisë ishin shumë të mëdha. Deri edhe blerja e sistemit S 400 është pjesë e stërvitjes në një kohë që vetëm pak javë më parë Ankaraja deklaroi përfundmin e blerjes së sistemit nga Rusia.
Gazeta hedh poshtë ndjesën e NATO-s duke parë te stërvitja një mesazh dhe jo një gabim.
“Të gjitha materialet e përdorura në stërvitje përgatiten paraprakisht”, shkruan YS sipas të cilës stërvitja paralajmëron operacione të Aleancës në vitin 2018. Edhe zv. Kryeministri turk, Bekir Bozdag e ka cilësuar incidentin si një konspiracion kundër Turqisë, çka nuk përjashton eventualitetin e një largimi të këtij vendi nga NATO.
Respublica.al
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment