Thursday, September 28, 2017

Kotzias: Minoriteti grek në Shqipëri të njihet kudo, jo vetëm në dy zonat e jugut

 

28/09/2017 - 11:19



SManalysis

"Ne prag te aprovimit nga Parlamenti i Shqiperise, Ligji per Minoritetet, Greqia i jep nje mesazh tjeter te forte Tiranes: Greket kudo qe ndodhen jo vetem ne zonen Minoritare. Per here te pare qe prej Luftes se Ftohte, per Vorio epiriotet hapet ceshtje ne Zyrat e OKB, ndersa prej kohesh OSBE ka rit intesifikimin me ane te Organizates Rinia Vorio Epiriote".

Kotzias iu referua edhe heqjes së nënshtetësisë greke, Kryetarit të Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, duke e cilësuar këtë “një masë të ashpër”.

Nga: Robert Goro

Ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias, ka deklaruar se minoritetit grek në Shqipëri duhet t’i njihet ky status kudo që ai jeton dhe jo vetëm në dy zonat e jugut të vendit, që janë përcaktuar zyrtarisht që në kohën e regjimit komunist.

Në një intervistë në televizionin publik, ERT 1, Kotzias tha se këtë problem e ka ngritur edhe në takimet që kishte ditët e fundit, në kuadër të asamblesë së përgjithshme të OKB-së.

Kotzias: “E bëra të qartë edhe në OKB dhe u kuptua nga shumë palë, se bie ndesh me të drejtën europiane “reforma” e Hoxhës që minoritet konsiderohesh vetëm nëse ndodhesh në dy zonat e njohura si të tilla, ndërsa po të largohesh nga fshati yt e të shkosh në Tiranë, nuk je më minoritet. Minoriteti duhet të njihet në gjithë shtrirjen e territorit dhe kudo që ata të ndodhen në Shqipëri”.

Në intervistë, Kotzias i është referuar gjithë problematikës që ka konceptuar Athina në marrëdhëniet me Shqipërinë, për të cilën tha se ishte gabim që qeveritë e mëparshme greke miratuan pa vënë asnjë kusht dhënien e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE.

Kotzias: “Siç duhet ta dini, Shqipëria është vend kandidat për anëtar i Bashkimit Europian. Për fat të keq, ashtu si dhe për fqinjin tonë verior, Shkupi, këto kandidatura u dhanë pa kushte nga qeveritë e mëparshme greke”

Shefi i diplomacisë greke tha se qeveria e sotme greke vuri edhe kushte të tjera, përkundër Komisionit Europian, që si kusht themelor për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërinë, kishte vënë reformimin e sistemit gjyqësor.

Kotzias: “Që të hapen negociatat për anëtarësim, duhet që këto vende të plotësojnë disa kërkesa. Shqipërisë, KE i vuri si kusht reformën e sistemit gjyqësor. Komisioni Europian humbi kur erdhi në këshillin e çështjeve të përgjithshme, sepse ne shtruam katër kërkesa të tjera”.

Sipas shefit të diplomacisë greke, një nga këto kushte është mbrojtja e të drejtës së pronës për gjithë qytetarët në përgjithësi dhe për minoritetin grek në veçanti.

Kotzias: “Greqia po punon që t’u jepen titujt e pronësisë, në mënyrë që të jenë të sanksionuara edhe ligjërisht të drejtat e atyre që duan të shesin apo ua shtetëzon shteti për nevojat e tij. Pra që ata të mund të marrin edhe para. Se këtu nuk është thjesht që shkojnë dhe u marrin pronat e himarjotëve, por shkojnë dhe ua marrin qyl, pa kosto”.

“Rrjedhimisht kemi marrë masa dhe kemi edhe përkrahjen e faktorit ndërkombëtar. Dhe siç e shihni shembja e atyre promave në Himarë ka mbaruar”, tha ministri i jashtëm grek.

Kotzias iu referua edhe heqjes së nënshtetësisë greke, kryetarit të bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, duke e cilësuar këtë “një masë të ashpër”.

Kotzias: Duhet t’ju them se morëm edhe masa të ashpra. Për shembull, politikanët që nuk respektojnë të drejtat e minoritetit grek, nuk mund të kenë nënshtetësinë greke. Për fat të keq, nuk e di se çfarë kanë bërë qeveritë e mëparshme dhe kanë marrë nënshtetësinë greke edhe tipa të çuditshëm, mes të cilëve është edhe kryebashkiaku i Himarës, që promovon ato projekte dhe siç e dini, ne ia hoqëm nënshtetësinë. Sepse nuk mund të jesh shtetas grek dhe në të njëjtën kohë të shkelësh të drejtat e minoritetit grek”.

Sipas Kotzias, “Minoriteti autokton grek në Shqipëri ndodhet nën mbrojtjen e republikës greke dhe në këto momente, në mbrojtjen e Bashkimit Europian, por edhe të SHBA”.
/Oranews.tv/

No comments: