Sunday, February 8, 2015

Ndarja Territoriale, si gjeopolitike dhe elektorat



HARTA_Rajone1-517x1024


Stavri Marko
SManalysis


Ndarja e Re Territoriale ne ligjerate te drejte, ska mbaruar. Duhet ti bashkoheshin ende vendime kushtetonjese sic jane funksionimi kushtetonjes i Rajoneve, decentralizimi i pushtetit qendror, politik dhe financiar, por u ndal……


Ndarja e re Territoriale, u nis si nje process i planifikuar disa vite me pare per shkak te gjeopolitikes dhe perfundoi  si dhurate elektorale


Neni 108 i Kushtetutes, pika 2, i jep te drejte cdo rajoni te veteshpalle bashkim me rajone te tjera ne kendveshtrimin gjeostrategjik, Kosoves, Iliriades nga njera ane dhe Epirit nga ana tjeter


Por ky nen, nuk mund te shkelet per bashkime pa vullnetin e pjeses tjeter, sic ishte rasti Himara me Vranishtin, apo me dhjetra komuna dhe bashki te cilat u perfshine arbitrarisht nga procesi i nisur nga PS – LSI, i qeverise.


Shtetet fqinje, thellesisht te pakenaqur nga Ndarja e Re Territoriale



Pretendimet e opozites shqiptare se Ndarja e Re Territoriale, u bekua nga mbeshtetja e Ambasadorit tek “Rruga e Elbasanit” si process terresisht electoral, edhe sot e kesaj dite qendron si argument i forte, ku ndikimi diplomatic, prodhoi nje konfrontim te ri pozite – opozite, e cila rrezikon zhvillimin e zgjedhjeve administratice ne qershor te ketij viti.Por interesimi I SHBA ne menyre te drejteperdrejt, nepermjet ish Ambasadorit Aleks Arvizu, beri qe Reforma Territoriale, te quhet nje deshtim, nje konfrontim, nje sajese, etj, se sa nje process, qe i komplikoi ceshtjet dhe qe u kthye nga nje strategji gjeopolitike me interesa te NATO dhe te BE, ne nje qorsokak me shtrirje te theksuar elektorale, qe favorizon koalicionin ne pushtet.


Gjithesesi, Ndarja e Re territorial, nisi si nje process imperativ i Aleances Euro Perendimore, i kryesuar nga Washingtoni, per te startuar nje strategji ne gjithe europen dhe ne Ballkan vecanerisht, I cili synonte, tu jepte fuqi autonomie, administrative politike dhe financiare, rajoneve ose federative te cilat do te krijoheshin bazuar ne te drejten e vetevendosjes, me ane te referendumeve.  Strategjia do te mbikqyrej nga NATO dhe BE, e cila do te sillte nje process ndarje ose tjetersimi ne shume vende te europes, per te cilen u fok aq shume kohe me pare.


Por , per te qene te drejteperdrejte, sistemi i decesntralizimit europian, u “stopua”, pasi ne loje hyri Rusia, e cila e shnderoi Ukrainen ne nje process parafabrikat, perpara strukturave perendimore, duke aneksuar Krimene (sic edhe u interpretua se Krimea zhvilloi referendum njesoj si Kosova ne 2008 per vete shpallje te pavaresise), apo Republikat e veteshpallura te Dontesk dhe Lugansk ne Lindje te Ukrahines. Ky process i kapur nje hap perpara nga diplomacia ruse, dhe u vu ne zbatim shpejt, frenoi njeherazi gjithe strukturat e gatshme europiane te cilat do te shkonin ne te njejten trajektore, ate te vetevendosjes se popujve me ane te referendumeve. Keshtu fati i Referendumeve ne Skoci dhe Katalanje deshtoi (!). Ato ishin parashikuar te veteshpalleshin te pavarura. Pas tyre me dhjetra qendra te tjera politike do te ishin te gatshme per shkeputje….por , u ndaluan.


Nje prej tyre nisi edhe ne Shqiperi, filloi si process gjeopolitik dhe perfundoi si nje strategji elektorale e brendshme, e cila favorizon krye keput qeverine ne zgjedhjet e ardhme.


Ndarja e Re Territoriale si process Gjeostrategjik, cfar do te sillte?


Ne valen e nxehte te procesit te votimit, Ambasadori Alekx Arvizu u shpreh se “Ndarja e Re Territoriale, eshte nje mundesi e re per bashkimin e shqiptareve. Ai percau opoziten per te patur nje koncensus te gjere ne parlament, por njekohesisht I beri nje sherbim electoral Partise socialiste.

Dy politikane, Kreshnik Spahiu dhe Spartak Ngjela, te cilet kane qene afer Ambasadorit Aleks Arvizu, e kane cituar ate duke u shprehur se “Ndarja Territoriale” eshte ceshtje gjeopolitike e Shqiperise prandaj duhet votuar me votat e te gjitha paleve. Te dy jane shprehur se Ndarrja e Re Territoriale, shtron premisat per bashkimin e vullnetshem te Shqiperise dhe Iliriades (Shqiptaret e Maqedonise) me ane te referendumit me shqiperine e parashikuar ne Kushtetute. Madje Kreshnik Spahiu ne disa raste eshte treguar skeptic pasi Ndarja e Re duke i dhene te drejte Rajoneve per bashkim, sipas Nenit 108, pika 2, ne rastin e Kosoves, mund te shkaktoje shkeputje  te Shqiperise, duke kryer te njejtin referendum per bashkimin e Epirit (!). Spahiu edhe sot vazhdon te akuzoje qeverine se Ndarja e Re Territoriale, , mund te ndaje Shqiperine ne dysh, pasi Jugu eshte terresiht nen kontrollin e PS.


Por Ndarja e Re Territoriale, duhej te shoqerohej njekohesisht me ndryshime te tjera te dispozitave kushtetuese, nje process i pambaruar ende. Keshtu ishin parashikuar decentralizimi i pushtetit qendror nga Rajonet, ndarja e Financave dhe ajo politike, duke i dhene fuqi Rajoneve te funksioninin autonom, me qeverin e tyre, parlamentin e tyre si dhe kuadrin ligjor, duke krijuar premisat e funksionimit Federal te shqiperise, qe per te gjitha gjasat, sigurisht do te ishte me i miri system politik qe ka funksionuar, duke mare shembull sistemin amerikan, ose te lashtesise greke. Por kjo strategji, i mbeti ne dere qeverise shqiptare, te ciles I eshte bere nje dhurate nga influence e ish ambasadorit amerikan.



Ndarja e Re Territoriale si dhurate elektorale.


Qeveria Rama – Meta, me nje “gure vrau dy zogj”, edhe Reformen Territoriale e votoi, edhe ndarja e re I favorizon ne menyre te perkryer per te zhvilluar zgjedhjet administrative ne qershor te ketij viti.  Nuk kaasnje dyshim qe zgjedhjet fitohen nga koalicioni qeveritar, per me teper me te njejtin Kod Elektoral. Por kjo reforme nuk mund te quhet e perfunduar pa pelqimin e pjeses tjeter opoziten politike, po keshtu edhe pakenaqesine nga kreu I shtetit, Presidenti i Republikes qe e ktheu ne Parlament, po ashtu grupet e pakicave kombetare. Nje system i njeanshem, nuk mund te quhet demokratik kur votohet vetem nga gjysma, nje reforme europiane e cila kerkon koncensus te gjere, megjithe mnderhyrjen e Gjykates Kushtetuese, e cila e ka quajtur te mbyllur procesin. 


Si perfundim kjo ndarje, jo vetem qe favorizon njeren pale, por do te krijoje premise per destabilizim, ne se opozita e shikon me dyshim vajtjen ne zgjedhjet administrative (si pale e deklaruar qe ne fillim e humbur 51 – 10). Pretendimet per referendum te rreth 100 komunave dhe bashki, po veniten, pasi emisaret europiane apo regjimi i ambasadoreve perendimore, eshte bere arrogant ndaj nje vendi me prespektive europiane por pa dinjitet.  Roli I perendimit eshte bere i pazevendesueshem, nga njera ane negocion me qeverine per vazhdimin e reformave, dhe nga ana tjeter u tregon kerbacin eksponenteve te opozites, te cilet perrulen para presioneve per te cilen eshte vene ne dyshim prestigji dhe personaliteti i politikanit.


Shtetet fqinje kundershtojne Ndarjen Territoriale


Politikani Vangjel Dule, ne emer te PBDNJ (parti e privatizuar nga dyshja Dule - Bollano) u tregua i pari i gatshem te niste procesin e kantidaturave  (ne 21 qershor jane zgjedhjet administrative), duke njojtur keshtuzyrtarisht  Ndarjen e re Territoriale. Presidenti i sapozgjedhur i Omonia, Leonidha Papas, deklaroi se “Omonia synon tre Bashki” duke perfshire Himaren problematike, gje qe tregon prapaskena Brenda koalicionit qeverises.  Nxitimi i Dules, eshte nje version arrogant I cili ndryshe kishte deklaruar gjate debateve per Ceshtjen Himara ne Kuvendin e Shqiperise, se nuk do te njohte Ndarjen e Re Terriotriale e cila I bahskon Himares Vranishtin, madje kishte deklaruar se do ta conte ne Gjykaten Kushtetuese si dhe zhvillimin e referendumit, por asnjera dhe as tjetra nuk u bene,,, shkurt Dule, I zgjedhur dy here nga votat e himarioteve dhe te socialisteve vlonjate, genjeu. Atij i interesin te paturit e nje shtrari te ngrohte electoral per votuesit e Omonia, per zgjedhjet parlamentare, me qellim qe te mbijetoje nga Himara, sa here i pelqen te ngreje ceshtje, te cilat nuk jane zgjidhur prej paaftesise se parties se tij.



Por gjithesesi, nxitimi te PBDNJ qe te jete i pari ne radhen e fushates, , ka kosto.  Vetem dje, nje zyrtar grek i qeverise Tsipra, u shfaq ne shtypin shqiptar duke i dhene mesazh Tiranes  se Ndarja e re Territoriale dhe tjetersimi i banoreve te komunitetit grek , nuk do te pranohet nga qeveria greke, duke kercenuar me bllokim te hyrjes se Shqiperise ne BE.  Ne te njejten gjatesi vale, Beogradi dhe Shkupi, kane shprehur pakenaqesin e tyre rreth Ndarjes Territoriale, e cila asimilon komunitetet etnike ne Shqiperi, nje oreks sa nacionalist edhe electoral te partive ne pushtet.






No comments: