Mitsotakis në Himare, Finiki dhe Dropoli, nje levizje "Shah Mat: ndaj Shqiperise, apo nje interes per vota per fushaten e ardhshme politike?
Stavri Marko
Gazetar
Ne vitin 1993, babai i Kiriako Mitsotakis, ish kryeministri i Greqise Kostandinos Mitsotakis, i drejtoi 6 pika te panegociueshme ne forme Ultimatumi Shqiperise, ne te cilen perkufizohej fakti se: "Cfaredo forme vetevendosje qe kerkon populli shqipfoles i Kosoves, ate do te kerkojne edhe greket e Shqiperise" nje deklarate e cila perkeqesoj me tej rrepresionin e shtetit shqiptar drejtuar nga Sali Berisha ndaj Organiztaes Politike Omonia.
Siç është bërë e ditur, zoti Mitsotakis do të shoqërohet nga ministra drejtues të qeverisë greke dhe transferimi i tyre në Shqipëri do të bëhet me një helikopter ushtarak të tipit “SINUK”. Nga pala shqiptare, delegacioni grek në Minoritet do të shoqërohet nga një ministër i qeverisë shqiptare, ndërsa ende nuk dihet nëse do të jetë i pranishëm edhe Edi Rama.
Kyriakos Mitsotakis, në kuadër të Samitit BE-Ballkani Perëndimor, do të marrë pjesë në Tiranë më 6 dhjetor 2022. Sipas burimeve dhe në mënyrë të papritur, ai ka planifikuar që ditën e nesërme të samitit (07 dhjetor 2022) të vizitojë Himarën, Finikin dhe. Dropoli.
Kjo është një vizitë e rëndësishme nga një kryeministër në detyrë greke në pakicën kombëtare greke pas 31 vitesh. Kujtojmë se vizita e fundit zyrtare ishte e Konstantinos Mitsotakis më 13 janar 1991 në Dervitsani.
Cfar do te thote, nje vizite e Kryeministrit Grek ne Himare nderkohe qe Shqiperia nuk e njeh Himaren si komunitet etnik grek?
Ne vitin 2004 si gazetar nga Himara, isha i pranishem ne nje delegacion nderkombetar ne Athine. U takuam me Kryeministrin Karamanlis dhe Presidentin Stefanopoulos. Pyetjes time se perse Presidentit Stephanopoulos, ne ate kohe, iu refuzua ftesa per te vizituar Himaren, ai mu pergjigj: "Autoritetet shqiptare zbatojne protokoll te Luftes se Ftohte, nuk lejojne asnje zyrtar grek te vizitoje Himaren se nuk e njohin per Minoritet. Me ka ardhur shume keq, qe qeveria shqiptare, zbaton standarte te tilla, dhe nuk lejon vetedeklarimin etnik te Himares", ishte pergjigja e presidentit grek.
Jo vetem kaq. Kryeministri Rama, kishte refuzuar nje vizite te USA kongresmenit republikan Gus Bilarakis ne Himare ne vitin 2015. U desh nderhyrja e Departamentit Amerikan nepermjet ambasadorit ne Tirane, Arvizou, qe kjo vizite te anash kalohej per ne Tirane. Arsyeja qe Rama perdori veten, ishte, se Kongresmeni, vjen ne nje moment qe ende Shqiperia po shqyrton ligjet per vetedeklarimin dhe se nje situate e tille, mund te rendoje klimen politike ne Shqiperi.
Theksojme se opozita me ne krye Sali Berisha, ka qene e palekundur per qendrimin grek se ne Himare jetojne greke, veper te te cilet u perkeqesuan mardhenjet me SHBA ne vitin 1994, pas arrestimit e lidereve te Omonia, por qe ai eshte pjese e nje strategjie kombetare shqiptare qe mbeshtet vendimet e qeverise socialiste, per asimilimin dhe ndryshimin e balancave etnike ne Himare, nepermjet investimeve strategjike. Deri me sot, vetem kryetari i ish opozites Lulezim Basha, eshte shprehur per garbitjen masive te pronave te popullit te Himares, nga oligarket qe mbeshteten nga qeveria shqiptare, te cilet sipas Bashes, pastrojne parate e pista te droges nepermjet investimeve strategjike.
Pozicioni i Kryeministrit Rama rreth vizites se Mitsotakis ne Himare, eshte delikat. Qeveria e socialiste, po kryen nje pastrim etnik shkruajne mediat greke, duke sjelle popullsi shqiptare ne gjithe hapsiren e bregdetit Jon. Nderkohe nga ana tjeter, qeveria socialiste ka premtuar regjistrimin dhe legalizimin e pronave ne Himare te gjithe popullsise, por korrupsioni masiv qe ka perfshire zyren e regjistrimit te pronave, ka shkaktuar zemerate tek popullsia greke ne Himare, pasi Ligji i Pronave 20/20 ka miratuar rregullimin e pronesise dhe legalizimet e objekteve deri ne fund te vitit 2022. . Omonia, Organizata Politike e Minoritetit grek ne Shqiperi, ka paralajmeruar masa ekstreme per gjendjen e krijuar ndaj qeverise shqiptare, pasi pronat e grekeve, jane shkaterruar nepermjet zyrtareve te zyrave te regjistrimit, duke i quajtur mbivendosje dhe nuk mund te certifikohen.
Pra, ne mes te ketij antagonizmi gjeopolitIk, vizita e Mitsotakis ne Himare, do te jete bumerang. Sigurisht nuk pritet ndonje reagim nga Berisha apo Meta, pasi pozicioni i tyre eshte delikat ne mardhenjet me Greqine, por ne se realizohet nje takim i nje Kryeministri Grek ne Himare, do te jete hapje e nje faqe historike De Jure, ndersa De facto, shteti shqiptar, nuk do te heqe dore nga asimilimi i Himares nepermjet lloj lloj formash dhe presionesh, kurse Athina, ja ka lene ne dore te zyrtareve liberale te Brukselit te "perkujdesen per te drejtat e grekeve", nderkohe qe himariotet, te paguajne pronen e gjysherve te tyre, per shkak te korrupsionit te zyrtareve shqiptare, qe te mund te mbijetojne ne tokat e tyre me dinjitet. .
Athina e konsideron viziten e Mitsotakis ne Himare, nje ceshtje interesi votash, pasi vorio epiriotet jane te pakenaqur me politikat e qeverise se Nea Dimokratia ndaj tyre. Greqia shkon ne zgjedhje politike me plot tensione me Turqine, ndersa votat e vorioepirioteve, konsiderohen shume vendimtare per vazhdimesine e kesa qeverije, duke vendosur edhe nje borxh te munguar ndaj tyre, pensionet kombetare dhe dhendjen e nenshtetesise greke.
Qeveria greke, duket te kete konsoliduar qendrimin shqiptar ndaj Marveshjes Detare ne Gjykaten e Hages, per te cilen, pritet vendimi i saj ne te ardhmen, por ajo qe duhet theksuar, eshte se Komuniteti grek i Himares dhe gjithe bregdetit Jonian, eshte ne epiqender te asimilimit nga shteti shqiptar, dhe per kete situate, rikthimi ne identitet, eshte nje iluzion, perdersa vetedeklarimi etnik, ne baze te Cencus i cili ende nuk eshte bere, eshte nje arme ekstreme nacionaliste kunder Lirive dhe te Drejtave te Njeriut.
No comments:
Post a Comment