Thursday, November 2, 2017

SUNDIMI ARROGANT I SHUMICES NE EMER TE “LIGJIT”



Stavri MARKO

Te sundosh ne emer te Ligjit, eshte klasike, demokratike dhe progresiste. Sot, qeveria e Shqiperise, por edhe te meparshmet, kane ne parim respektin ndaj “Shtetit Ligjor”. E kishin dje kete parim dhe vazhdojne ta kene edhe sot. Diktatori Enver Hoxha, I fliste popullit shqiptar, ne emer te Ligjit, ne emer te Kuvendit Popullor. Deputetet e zgjedhur prej ketij Kuvendi, ishin mono partiak dhe sherbetore te diktatures Hoxhiste.
Ne emer te Ligjit, diktatori solli Luften e brendshme Civile, duke vrare dhe masakruar inteligjencen dhe opoziten, burgosur dhe duke cuar vendin ne izolim total. Ne emer te Ligjit, mbylli te drejten e feve, pronen private dhe forcoi pushtetin absolute nepermjet ushtrise dhe policis secrete. Ne emer te Ligjit, dmth te popullit, diktatori “hidhte valle ne goje te ujkut”, duke mbajtur nen terror per 45 vite Brenda kufijve popullaten e tmeruar.

Ne emer te Ligjiit, kaluan 100  vjet e kusur, nga koha kur Shqiperia e krijuar ne tavoline bisedimesh, here ngryset me ushtare te Antantes, here me te Musolinit, here me te Hitlerit dhe here me te Titos, here me te Moskes dhe here me te OKB dhe tani radha I vjen te gdhihet me NATO, por kjo,,, ne emer te Ligjit te shumices.

Por kete cerek shekulli, post diktatyre, ne demokraci allios anarshi, ne Emer te Ligjit, behen rreforma te medha, strategji ekonomike politike dhe ushtarake, ne Emer te Ligjit, e duan Shqiperine  ne Europe, duan, ligjerojne, sundojne, pushtojne, fusin neper burgje, pastrojne para te pista, ndertojne resorte, dhunojne opoziten dhe gazetare, ecin bejne fushata, jane te paprekshem, jane sundimtare, jane diktatore, ndajne popuj etni dhe I bashkojne me te tjere te pafe ose me fe tjeter, u rrembejne pronat, I tjetersojne pronen, u shkaterojne kishat, bisneset dhe shtepite, dhe keto behen ne emer te zhvillimit, ne Emer te Ligjit, ne emer te Kuvendit, sovranit, Parlamentit, ne Emer te Shtetit etj etj…

Nga ana tjeter, pakica,, sado qe te jete nga 49% dhe deri e paperfilshme, ata qe jane kunder sovranit, jane pakice, jane komunitet, jane te pakenaqur, jane ish pronare dhe tjetersoj, kane dicka europiane dhe njerezore, kane histori , ngrene zerin dhe demostrojne rrugeve, nuk kane forcen e kartonit dhe te diktatit, kane arsyjen dhe ndergjegjen, kane vlerat demokratike, kane shpirtin e revoltes, kane te drejten universale, kane konventat nderkombetare, kane europen kristiane, kane por duan qe zeri I tyre te degjohet, te llogjikohet dhe te shtrohet per zgjidhje, ata jane pakice, mos ndoshta valle nuk duhet te vendosin, te degjohet, por vetem, ne Emer te Ligjit, ne Emer te Shumices,?

Ne se  dikush te kerkon te Ndertoje Shtet, ne emer te Sundimit te Ligjit, ne emer te Sovranit qe ka shumicen, ne emer te kartonave (te burgaxhinjve ne Parlament)  dhe te abuzoje se ka votebesim, qe voton Kushtetuten, Ndarje dhe Bashkim Territoresh, Ligje dhe Vendime Qeverish se sit e grabisin pronen, , ne kundershtim diametralisht te vlerave dhe respektin ndaj pakices, per me keq ndaj vlerave te etnicitetit, ky shtet eshte I destiuar te shkoje drejt konflikit ciwil, fetar dhe Gjeopolitik.

Siduket, eshte harruar shkaku pse Shqiperia shkoi ne Lufte Civile ne vitin 1997, sepse sundimi i Ligjit nepermjet Shumices, totalitarizmit dhe arbitrarizmit, solli mos repsektimi i pakices duke injoruar te drejten universal voten, pronen, lirite dhe te drejtat e njeriut,,, .

No comments: