Tuesday, November 28, 2017

Shqiptaret te zhgenjyer me Kosoven. Mbi 16 mijë kosovarë heqin dorë nga nënshtetësia



SManalysis

Hapja e kufijve mes Shqiperise dhe Kosoves, sic pretendon Ministri i Diaspores Pandeli Majko, mund te shkaktoje nje vale te islamizmit radikale, kur grupe te ardhur nga Siria nga Kosova, mund te kercenoje jo vetem Shqiperine por edhe gjithe rajonin.

Nga Kosova kane lene vendin e tyre qe e enderonin te pavarur me dhjetra mijera shqiptare, por te zhgenjyer nga kjo aventure, ata kane preferuar te shkojne ne shtetet europiane, kryesisht ne Gjermani.

Sipas burimeve te fundit, rreth16 mijë kosovarë heqin dorë nga nënshtetësia e Kosoves dhe i jane bashkuar nenshtetesise gjermane.

Vlefshmëria e pasaportës gjermane e ka shtyrë pothuajse te gjithe shqiptaret e Kosoves, që të marrin pasaportën e këtij shteti europian dhe të heqin dorë nga shtetësia kosovare per shkak se shteti i kosoves, eshte ende i panjohur nga OKB.

Gjermania e ka kushtëzuar shqiptaret e Kosoves që të zgjedhim njërën shtetësi dhe tjera mundësia për të udhëtuar më lehtë në vendet e tjera pa vizë.

Ministria e Punëve të Brendshme ne Kosove, njofton se deri më sot për tri vite kanë hequr dorë nga shtetësia kosovare 16410 qytetarë të Kosovës.

“Për vitin 2015, kanë hequr dorë nga shtetësia kosovare 5540 persona, në vitin 2016 5871, kurse në vitin 2017 (janar-tetor) 4999 persona”, thuhet në përgjigjen e MPB-së, për RTK Televizioni i Kosoves.

Sipas MPB-së, janë tri shtete që kosovarët po marrin shtetësi të tyre, ku prinë Gjermania me 14110 qytetarë të Kosovës që janë pajisur më shtetësi gjermane, Austria me 1469 persona, Norvegjia me 260 persona.

Presidenti i Kosoves, Hashim Thaci, i ka kerkuar Presidentit te Shqiperise Ilir Meta, qe te paise me dyshtetesi shqiptaret e Kosoves, pasi ata ndjehen te izoluar, por kjo inisiative, eshte e rezikshme pasi Tirana vlereson se ne mesin e popullsise se Kosoves, ka ende komunitete qe jane te prirur nga radikalizmi islamik, qe mund te shkaterroje harmonine fetare ne Shqiperi.

Aktualisht pasaporta e Kosovës është në mesin e më të dobëtave sa i përket mundësisë që të udhëtohet me të. Për fuqinë që ka pasaporta e Kosovës, faqja www.passportindex.org e ka rankuar në vendin e 83.


No comments: