Në një intervistë për ‘Huffington Post’ ministri i jashtëm grek Kotzias u shpreh se Shqipërisë do t’i vihen edhe kushte të tjera, përveç pesë kritereve të njohura për hapjen e negociatave të anëtarësimit ne BE.
Në raportin që do të publikohet në 12 dhjetor, sipas Kotzias, veç pesë reformave që kërkon Komisioni Europian, do të përmenden edhe nevoja e respektimit të fqinjësisë së mirë, njohja e të drejtave të minoritetit, shfuqizimi i konceptit të trashëguar nga periudha e sundimit komunist mbi zonat minoritare, që nuk i njeh të drejtën e minoritetit banorëve të Himarës, lufta kundër krimit të organizuar dhe trafikut te drogës.
Sidomos këto dy çështjet e fundit, sipas Kotzias, kanë shkaktuar nerovozizëm te pala shqiptare. I pyetur nëse ka tensione në marrëdhëniet diplomatike mes Greqisë dhe Shqipërisë, politikani grek shton se pala shqiptare është e tensionuar, pasi e kishte konsideruar shumë të lehtë marrjen e një date për hapjen e negociatave, ndërkohë tashmë ka kuptuar se duhet të plotësojë edhe kushtet e tjera për të marrë një vlerësim të mirë.
No comments:
Post a Comment