Monday, November 28, 2016

Rama kërcënoi Merkelin. Nëse BE nuk e pranon, do ta orientojë Shqipërinë nga Turqia e Erdoganit



Nga Kastriot Myftaraj 

Link 


Nga Kastriot Myftaraj/ Rama kërcënoi Merkelin. Nëse BE nuk e pranon, do ta orientojë Shqipërinë nga Turqia e Erdoganit
Nëse iu kujtohet Edi Rama e bëri të ditur në fund të tetorit se do të takohej me Merkelin në 28 nëntor në Berlin. Lajmi u dha në 27 tetor. Pra para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, në të cilat pritej fitorja e Hillary Clinton, e cila mbështetej nga Soros, mbrojtësi i Ramës.
Kështu që, nëpërmjet administratës së tashme amerikane e cila ishte vënë tërësisht në shërbim të Hillary Clinton, Soros mundi të lobonte te Merkel që në 28 nëntor, ditën e festës kombëtare të Shqipërisë, Rama të merrte nga Merkel, në Berlin lajmin e mirë se Gjermania mbështeste kërkesën e Shqipërisë për nisjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian.
Se ç’ kuptim tjetër kishte që kryeministri i Shqipërisë të shkonte për vizitë në një shtet tjetër ditën e festës kombëtare? Kjo bëhet për një arsye të posaçme.
Nën ndikimin e Gjermanisë nisjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë, do ta pranonte edhe pjesa tjetër e BE. Por në zgjedhjet presidenciale amerikane fitoi Trump, armiku i Soros.
Në këto rrethana të reja, Merkel dërgoi në Tiranë një deputet të rëndësishëm të parlamentit gjerman, z. Krichbaum, për ta paralajmëruar Ramën që të mos shkonte fare në Berlin, duke i bërë një denoncim të rreptë qeverisjes së tij. Por Rama e quajti z. Krichbaum me tallje “Krriçi i Saliut” dhe shkoi në Berlin të takojë Merkelin, e cila nuk mund të mos e priste pasi takimi ishte caktuar më parë. Por Merkeli nuk tha atë që priste Rama, por përsëriti në terma të zbutur denoncimin e deputetit të saj.
Me arrogancën e tij të njohur, të ushqyer në mjedisin sorosian, Rama nuk mungoi që ta kërcënojë Merkelin në konferencën e përbashkët për median, duke bërë aluzion se nëse BE nuk pranonte kërkesat e tij, do ta orientonte Shqipërinë nga Turqia e Erdoganit.
Vetëm për këtë fjali Rama e meriton të ndalohet me dhunë që të zbresë nga aeroplani në aeroportin “Nënë Tereza” dhe po arriti të zbresë të rrethohet në selinë e Kryeministrisë e të digjet i gjallë atje brenda nëse bën qëndresë.
Ky horr politik mendon se e ka Shqipërinë si ato lapsat që vendos në xhepin e xhaketës për të bërë karikaturat e tij, dhe mund ta përdorë si të dojë, ta çojë në Europë, në Azi, ta mbushë me plehra, ta hedhë në det.

No comments: