Stavri Marko
Gazetar, Kryetar i Komunitetit Himariot
Mar shkas, nga nje deklarate e Kryetarit te Kuvendit te
Shqiperise, Ilir Meta, mbajtur ne nje Konference Nderkombetare keto dite ne
Tirane, te organizuar nga Asambleja Parlamentare e Keshillit te Europes, ne te
cilen ai u shpreh se “Shqiperia eshte shembull i shkelqyer i tolerances fetare.
Aq me shume behet e dukshme nje gje e
tille, kur kemi parasysh se vendi yne, ndodhet ne Ballkan”.
Po nga ana tjeter pertej Atlantikut, ne seline e OKB, Presidenti
Bujar Nishani, ka ngritur zerin e “Megafonit”, qe vendet e tjera, te marin
shembullin e Shqiperise, per vleren e Tolerances Fetare edhe per faktin se
Shqiperia eshte “Rekord Boteror” per te drejtat e njeriut.
Ne shtator te vitit te kaluar, vlerat madheshtore te Tolerances
fetare te nje shteti ballkanik, si Shqiperia, i permendi edhe Papa Francesku ne
Tirane, per te cilen, u mbajt nje meshe ne qender te Tiranes, dhe qe e mori
vesh “gjithe Bota”. Harmonia fetare ne Shqiperi, u simbolizua, gjate nje marshimi
te 4 perfaqesuesve religjiose te Shqiperise, ne Paris, me rastin e homaxheve qe
u bene si pasoje e aktit terrorist ndaj Medias se Lire ne France.
Per ata qe nuk e kane kujtesen e forte, ju kujtojme faktin
qe ne vitin 1989, ne prag te kolapsit politik ne Shqiperi, “Tiranes, iu akordua
nga FAO, (Organizata Boterore per Ushqimin, OKB, Rome) “Cmimi i Bukes”, nderkohe
qe populli nuk kishte ilace ne spitale dhe ushqim te mjaftueshem.. Pikerisht ne
ate vit, gazeta serbe “Borba” duke iu referuar burimeve te CIA`s, deklaronte se
ne Shqiperi, ndodheshin ne burgje 20 mije te persekutuar politike, ndryshe sec
deklaronte delegacioni shqiptar ne OKB po ate vit, qe simbolizonte Shqiperine
si “Fanar ndricues i te drejtave te njeriut dhe ateizmit fetar”. Pas nje viti, “kalaja e pamposhtur buze
Adriatikut, ra”.
***
Por sipas Publicistit Fatos Lubonja, me rastin e vizitës së Papës
në Shqipëri, ai boton një editorial në formën e letrës drejtuar Kryeipeshkvit
të Tiranës dhe Durrësit, Rrok Mirdita, me të cilën kërkon t’i shpjegohet Atit
të Shenjtë se me “tolerancën fetare të shqiptarëve po bëhet demagogji, po shesin
nacionalizmin dhe ateizmin e trashëguar si tolerancë fetare”.
Por fakti qe Lubonja i vetem, ngre zerin per kete butafori me
mentalitet komunisto otomane, si nje simbolike prej bashkevuajtesve nga regjimi
me intolerant ne bote, ai i diktatures komuniste te Shqiperise, kjo nuk do te
thote se politikanet e djeshem dhe te sotem qofte edhe me ndryshimet e
sistemeve, nuk e dine kete fakt, por keshtu e kane menyren e te menduarit dhe te
berjes shtet, duke kujtuar se genjejne Perendimin. Per keta manipulatore politike
qe qeverisin shqiperine, Lubonja thote se “keto Parti, jane banda kriminale, qe kerkojne
te kapin cdo gje, perfshi lirine e votes dhe te pushtetit absolute, duke
manipuluar deri tek lirite dhe te drejtat e njeriut”. Dhe harmonine fetare, e
kujtojne saper festen e Ashures, Bajramin apo Krishtlindjet. Ndersa te tjere,
jane te shqetesuar, Big Brodher po ashtu, sepse nuk ka nje reference, qe ky shtet
i deshtuar, do te mund te mbahet ne kembe me dinjitetin europian sic pretendon,
vecse me “Unitetin e Shqiperise se Madhe”, pseudosindrom i te ciles qendron
Megafolku i Harmonise dhe Tolerances Fetare.
Mentaliteti mashtrues i politikaneve shqiptare, qe abuzojne ne
emer te aleances perendimore, qe mendojne se duke kufizuar lirite dhe te
drejtat e njeriut, ne funksion te sigurise dhe strategjise kombetare, e cila eshte
nisur me nje seri ligjesh Kushtetonjese qe nga Ndarja Territoriale dhe aktualisht
me Vettingun, eshte nje shprehje intoleraces bazuar ne mentalitetin e te
fortit, e cila shoqerohet me nje rritje te forte te konfrontimit ekonomiko social
dhe politik, gje qe reflektohet ne pasigurine e stabilitetit politik te vendit.
Per kete situate hipokrite totalisht e krahasueshme me nivelin e diktatures, i kujtojme
Tiranes se si po sillet me Himaren, me dy fytyra, ne kendveshtrimin e Tolerances
Fetare nga njera ane dhe Lirive dhe te Drejtave te Njeriut nga ana tjeter.
***
Nje muaj me pare, nje perfaqesi nga Komuniteti Himariot, u takua
me Presidentin Bujar Nishani. Ata u priten ne Presidence pas mitingut te
organizuar nga Komunitetiti Himariot dhe organizatat e tjera te Himares perfshi Omonia, per ti
shprehur Qytetarit te Pare te vendit, se ndaj popullit te Himares, po shkelen
te drejtat dhe lirite themelore te njeriut, po u shkaterrojne shtepite, po u
vidhen pronat ne kembim te planeve te zhvillimit, dhe ushtrohet Gjenocid. Sigurisht,
Presidenti Nishani ka qene ne krah te himarioteve edhe per nje seri Ligjesh Kushtetonjese,
Ndarja Territoriale, Prona etj, por nuk e kishte imagjinuar se punet po shkonin
deri ketu. Megjithate, ne “sapo” ja faktuam se po behet Gjenocid ne Himare,
dhe ai sapo deklaroi ne OKB se Shqiperia eshte shembull i Tolerances Fetare”.
Pse Shteti shqiptar, fshihet pas gishtit per Himaren?
Vrasja e Aristotel Gumes ne vitin 2010, eshte nje argument i forte dhe njekohesisht nje
precedent i rrezikshem per konflikt etnik qe ve ne rrezik stabilitetin
gjeopolitik te vendit, qe tregoi se shteti shqiptar, me anet te kryeministrit
te atehershem duke kerkuar falje, por edhe me terheqjen e Greqise, shmangu nje situate
luftarake e mbushur plot me urrejtje mes Himares me Shqiperine, kjo do te thote
se kemi tolerance fetare apo hyjne ne loje, mekanizmat nderkombetare per ta
shuar kete konflikt?
A kemi te bejme me tolerance etno religjioze, ne rastet e
meposhtme?
Ndarja Territoriale e vitit 2014, ka vertetuar sic ishte
parashikuar se ka sjelle prishje balancash etnike ne Rajonin e Himares,
popullsia orthodokse me prejardhje greke, eshte totalisht ne minorance dhe po
humbet kontrollin e pasurive te trasheguara, kulturen dhe identitetin etnik.
Kjo Ndarje e re, me kundershtim me kushtetuten, ka sjelle gjithashtu, mos
perfaqesim politik, mos patur te drejte administrimi te pasurive dhe varferim
te metejshem ekonomik. Kjo Ndarje Territoriale, ka shtuar me ane te investimeve
apo formave te tjera, prurje massive nga rajone te tjera te shqiperise me
religjion tjeter, te cilet kane aksese dhe mbeshtetje nga autoritetet
shteterore, duke iu kundervene pales himariote autoktone.
Ngjarja e vjetshme qe
u shemb Kisha e Shen Athanasit ne Dhermi, eshte akti me i shemtire i qeverive
te shqiperise, pas renimit nga diktatura komuniste e vitit 1967. Ende qeveria e
Shqiperise, nuk u ka kerkuar falje banoreve dhe Kishes. Pronat e Kishes
Orthodokse dhe komunitare, jane mare padrejtesisht nga Shteti, me ligj te
posacem, per ti kthyer ne prona shteterore ne ndihme te oligarkeve dhe
mafiozeve, me lidhje te dyshimta politike dhe te aprovuara nga Parlamenti me
Mafioz ne Bote, ai i Shqiperise.
Tirana pretendon te jete Europe duke shantazhuar te tjeret se nuk
po bejne te njejten gje, duke propaganduar Tolerancen Fetare, dhe njekohesisht
duke qene vendi me racist ne europe sipas gazettes Gazeta Washington Post, dhe jo nje pjese e Ballkanit, madje pjesa me e
prapambetur (sipas Census 2011 qe nuk eshte njohur nga asnje vend qe eshte
kufitar me shqiperine, 57% jane muslumane, 10% katolik dhe 6.7% orthodox.)
Vetem disa dite me pare, Birn, Rrjeti i Gazetarise Nderkombetare
Investiguese, nxori nje raport alarmant per Shqiperine, per menyren se si po ndertohen
Resortet turistike ne Rajonin e Himares, mbi prona te grabitura nga dhjetra
persona pa lidhje dhe me dokumenta fallso, por te certifikuara nga Shteti
Shqiptar, duke i kamufluar dhe ligjeruar nen emrin e Investitoreve Strategjik. Kjo
eshte ana e eret e Prokurorise dhe Gjykatave shqiptare, te cilat nen emrin e
Strategjise Kombetare kane heshtur duke fshehur krimin e grabitjes se tokave, duke
e cuar situaten drejt diskriminim etnik dhe fetar ndaj Himares.
Ndersa shtypi i huaj vazhdon te akuzoje politikane shqiptare se po
ndertojne resorte ne toka qe i takon komunitetit grek te Himares, kjo dhe ajo
pak me lart, si ju duket, mos valle nje shaka per te krahasuar tolerance fetare
qe po keta politikane, e perdorin si slogan dhe mashtrim ndaj stabilitetit
politik te brishte per ta mbajtur Shqiperine te pacenuar nga viruset e nje
perplasje mes te krishtereve dhe musulmaneve, per te mbuluar kete grabitje massive
ndaj nje komuniteti, qe ka dinjitet, identitet te lashte etnoreligjios dhe
qytetari europiane?
Kjo eshte tolerance fetare qe na shitet si vlere kombetare dhe
virtualitet europiani Shqiperise, me kaq glorifikim dhe hapesire mediatike, dhe,,,
shtrohet pyetja pse jo tipike ballkanike, ku eshte ndryshimi, cfar ka ndodhur
qe Shqiperia paska nje vlere, e cila nuk i ngjan Bosnjes se Serebrenices, apo
Ohrit te Kumanoves, Kosoves se NATOs apo vete Shqiperise se 1997? Cfar
ndryshimi kane shqiptaret jashte kufijve, mos rrojne ne harmoni me fete dhe
kombet e tjera e tjera, apo ketu ne Shqiperi perbejne shumicen dhe shkelin te
drejtat dhe lirite e te tjereve?, Mos valle europianizmi dhe Globalizmi Sorosian,
paska dhene rezultate, dhe po shkohet drejt europes duke heshtur ndaj grabitjes
dhe gjenocidit pronesor, dhe ne te paditurit qe na shkelen dhe dhunohen te
drejtat se paskemi kuptuar? Sigurisht, mos na merni edhe per kaq naiv….. por
europiane jemi ne minoranca e krishtere, ne jemi tolerante qe dhunohemi, perndryshe nuk ka se si te
ndodhe. Ne ishim dhe jemi ne Europe…
Referenca:
No comments:
Post a Comment